Vuçiç: BE-ja të ndërmarrë veprime konkrete në Kosovë, jo vetëm dënim
Miroslav Lajçak dhe Aleksandër Vuçiç
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, kërkoi nga Bashkimi Evropian një reagim “konkret dhe të qartë” për, siç tha, mbrojtjen e serbëve në Kosovë. Vuçiç u takua me përfaqësuesin e posaçëm të BE-së në dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, në Pragë, ku po zhvillon punimet forumi i sigurisë, GLOBSEC.
Përmes një postimi në Instagram, Vuçiç tha se ka pasur një bisedë të hapur dhe të sinqertë me Lajçakun. Ai tha se ia ka përcjellë atij “shqetësimin e jashtëzakonshëm për dhunën e fundit në Kosovë, për shkeljen e përsëritur të të drejtave të njeriut dhe për rrezikimin e sigurisë së popullatës serbe nga lëvizjet arrogante dhe ilegale të Prishtinës”.
Ai tha se pret reagim nga BE-ja dhe “jo vetëm dënimin e veprimeve të tilla”.
“Serbia mbetet partnere e përgjegjshme e BE-së në procesin e normalizimit të marrëdhënieve me Prishtinën, por do t’i përdorë të gjitha mjetet diplomatike në dispozicion, për të mos lejuar terrorin kundër popullit të saj”, tha Vuçiç.
Një ditë më herët, institucionet e Kosovës njoftuan se kanë mbyllur pesë institucione paralele serbe në veri të vendit. Sipas Qeverisë së Kosovës, këto institucione kanë funksionuar nën udhëheqjen e Serbisë.
Ky veprim nxiti reagimin e BE-së, Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Gjermanisë, Britanisë së Madhe dhe Francës. Sipas tyre, ai është bërë pa konsultime me partnerët perëndimorë dhe rrezikon t’i rrisë tensionet.
Aksioni në veri u ndërmor në kohën kur Qeveria e Kosovës po përballet me kritika të vazhdueshme nga bashkësia ndërkombëtare, për shkak të, siç thuhet, veprimeve “të njëanshme dhe të pakoordinuara”.
Të tilla konsiderohen vendimi për heqjen e dinarit serb nga përdorimi deri te plani për hapjen e urës së Ibrit për qarkullimin e automjeteve.
SI.E./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
29 Janar, 13:14
Strategjia e SPAK për parandalimin e krimit elektoral, a do ketë sukses?
-
Po
42.2%
-
Jo
49.9%
-
Jam i/e dyzuar
8%
Vota total: 2186
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Kosovë/ Albin Kurti refuzon të komentojë deklaratën e tij për marrëveshjen e Uashingtonit
29 Janar, 20:26
-
Protestat në Serbi/ Vuçiç: Qeveri e re brenda 30 ditëve ose zgjedhje të parakohshme! Përmbushëm kërkesat e studentëve
29 Janar, 15:36
-
Balla takohet me Raportuesin e PE për Shqipërinë: Hapa të rëndësishëm në rrugën drejt BE-së, angazhim për reformat
29 Janar, 15:04
-
NATO gati të punojë me Sorensen si ndërmjetësues në dialogun Kosovë-Serbi
29 Janar, 09:21
-
New York Times: Vuçiç 'sakrifikoi' kryeministrin që të fitojë kohë
28 Janar, 22:32
-
Zbulohet në Prishtinë laboratori i sofistikuar për falsifikimin e dokumenteve (FOTOT)
28 Janar, 21:28
-
Kush janë ministrat e qeverisë Kurti që u pasuruan më shumë gjatë 4 viteve
28 Janar, 21:15
-
Dosja K- Letra e Edip Tershanës në qeli: Enver ti e shite Kosovën, kjo është tradhti!
28 Janar, 21:04
-
Protestat në Serbi/ Vuçiç i drejtohet popullit: Plotësuam kërkesat e studentëve! Vendimi për qeveri të re, brenda 10 ditëve! Mund të kemi zgjedhje të parakohshme për 75 ditë
28 Janar, 20:22
-
Dorëheqja e kryeministrit serb, Bilalli: Sjell zgjedhje të reja, fushata në Kosovë në fazë të nxehtë! Trump 3 oferta Rusisë për paqe me Ukrainën
28 Janar, 18:49
-
BE-ja bën thirrje për dialog dhe mbështet të drejtën për protesta paqësore në Serbi pas dorëheqjes së kryeministrit Vuçeviç
28 Janar, 16:37
-
Bardhi takohet me Raportuesin e ri të Parlamentit Europian: I kërkova Schieder vëmëndje për situatën parazgjedhore në Shqipëri, të mos cenohet vota
28 Janar, 15:56