Vuçiç: Biseda me Ramën pozitive 
Zgjidhje problemeve përmes dialogut

Vuçiç: Biseda me Ramën pozitive <br />Zgjidhje problemeve përmes dialogut
BEOGRAD – Kryeministri serb Aleksandër Vuçiç, i cili do të presë më 10 nëntor homologun Edi Rama, e ka quajtur pozitive telefonatën me kreun e qeverisë shqiptare që çoi në dakordësinë e kësaj date. Mbi të gjitha, thotë Vuçiç, problemet duhen zgjidhur përmes bisedimeve. Megjithatë ai thote se nuk do të lejojë poshtërimin e Serbisë.

“Ne kemi nevojë që të zgjidhim të gjitha problemet duke folur, por nga ana tjetër, qeveria serbe është dashur të tregojë që nuk lejon përbuzjen e shtetit dhe popullit të saj”, tha Vuçiç për gazetën serbe “Blic”.
 
Vizita e paralajmëruar për më 22 Tetor e Ramës në Serbi, e para e një kryeministri shqiptar pas 68 vitesh, u vu në pikëpyetje pas incidenteve që ndodhën në fushën e blertë të Beogradit gjatë ndeshjes së 14 Tetorit Serbi-Shqipëri.

Valëvitja mbi stadium e flamurit me hartën e Shqipërisë së madhe përmes dronit të telekomanduar, ngjalli jo vetëm dhunën e tifozëve serbë ndaj lojtarëve shqiptarë, por solli edhe akuzat e autoriteteve më të larta serbe për një provokim të paramenduar nga ana e Shqipërisë.

Redaksia Online
(Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria hap negociatat me BE për kapitullin 1, kur do ndodhë integrimi?



×

Lajmi i fundit

Kapiteni Elseid Hysaj: Goli i dytë na 'preu' këmbët, edhe mund të fitonim

Kapiteni Elseid Hysaj: Goli i dytë na 'preu' këmbët, edhe mund të fitonim