Vuçiç demonstron pushtetin, përgjigjet me një kundër protestë

Vuçiç demonstron pushtetin, përgjigjet me një kundër protestë

"Ju falënderoj juve që na vlerësoni më shumë ne që duam të ndërtojmë një Serbi moderne e me dinjitet, se sa ata që duan ta rrezikojnë dhe shkatërrojnë", iu drejtua presidenti serb, Aleksandar Vuçiç demonstruesve që ishin mbledhur të premten në mbrëmje (19.04) për të shprehur përkrahjen për presidentin.

Demonstrues edhe nga vendet fqinje

Qindra autobusë sollën pjesëmarrësit nga i gjithë vendi në Beograd, duke krijuar rradhë me kilometra të gjata në qendër të qytetit. Edhe njerëz nga Bosnje-Hercegovnia, Kosova, Kroacia, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi duket se morën pjesë në miting. Mediat e afërta me qeverinë bënë fjalë për 100.000 demonstrues, vëzhguesit e pavarur nuk kanë publikuar shifra. Ndërsa mediat opozitare raportuan, se qytetet dhe rajonet kishin marrë porosi të qarta, se sa vetë duhet të mobilizonin për mitingun mbështetës të presidentit. Gati të gjitha komunat në Serbi kontrollohen nga partia e Vuçiqit, SNS.

Opozita bën thirrje për kundër demontrata

Ndërkohë opozita ka bërë thirrje për kundërdemonstrata. Që nga dhjetori kritikë të qeverisë dhe parti opozitare protestojnë në mënyrë të përjavshme kundër politikës së Vuçiqut. Ata kritikojnë kufizimin e lirisë së medias dhe krijimin e një klime të urrejtjes kundër opozitës dhe atyre që mendojnë ndryshe. Opozita e akuzon Vuçiqin për qeverisje gjithnjë e më autokratike dhe kërkon dorëheqjen e tij dhe zgjedhje të reja, por nuk ka paraqitur një program të vetin.

Presidenti serb në fillim të karrierës së tij ka mbrojtur pozicione ultranacionaliste. Me kohë ai ndryshoi politikën e tij drejt një kursi liberal properëndimor, me shpresën e anëtarësimit të Serbisë në BE. Komisioni i BE kritikoi Serbinë së fundmi për kufizimet e lirisë së shtypit. Në Serbi ka pasur kërcënime, presione dhe dhunë kundër gazetarëve. DW

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Aksident i trefishtë në aksin Lezhë-Laç, raportohet për tre të plagosur! Makinat bëhen copash

Aksident i trefishtë në aksin Lezhë-Laç, raportohet për tre të plagosur! Makinat bëhen copash