Vuçiç: Disa europianë nuk i kanë mirëpritur dy marrëveshjet me Kosovën. Arsyeja? U inicuan nga SHBA

Vuçiç: Disa europianë nuk i kanë mirëpritur dy marrëveshjet me Kosovën. Arsyeja? U inicuan nga SHBA

Presidenti serb Aleksandër Vuçiç tha se është i lodhur nga ligjëratat e liderëve europianë për marrëdhëniet e tij me Rusinë dhe Kinën dhe thotë se Beogradi vazhdon të synojë hyrjen në Bashkimin Europian pavarësisht nga pengesat e shteteve europiane.

Vuçiç mohoi që arsyeja e mosgadishmërisë së BE gjendet në ngadalësimin e normalizimit të marrëdhënieve me Kosovën, përkundrazi, ai akuzoi për këtë mungesën e stimujve të vendosur në ‘pjatë’ nga Unioni dhe nga aleatët perëndimorë në lidhje me çështjen e Kosovës.

Udhëheqësi serb tha se ai nuk ishte "në parajsën e shtatë" në marrëdhëniet e tij me Brukselin, se disa europianë nuk i kanë mirëpritur dy marrëveshjet Kosovë-Serbi, atë për transportin ajror dhe hekurudhorë  për shkak se ato u inicuan nga SHBA.

Presidenti serb shprehu zemërim kur u pyet nëse, duke u përballur me një zgjedhje, ai do të kishte zgjedhur Moskën apo BE. Ai tha se mediat perëndimore kanë "një problem" për të kuptuar se lidhjet e Beogradit me Rusinë janë "të dobishme për njerëzit në Serbi.

“Unë, tha Vuçiç jam i lodhur duke u shfajësuar për bashkëpunimin tonë me Kinën dhe Rusinë, kur shoh që gjithë të tjerët takohen me Xi Jinping dhe Putin edhe më shpesh sesa unë. Serbia është një shtet sovran. Të gjithë bëjmë atë që është më e mira për popullin dhe vendin e tyre”.

 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Si është gjendja e Metës? Faik Basha: Po drejton aksionin opozitar nga burgu! Së shpejti do lirohet, në 2025 kandidat për kryeministër

Si është gjendja e Metës? Faik Basha: Po drejton aksionin opozitar nga burgu! Së shpejti do lirohet, në 2025 kandidat për kryeministër