Vuçiç: Duam bisedime të shpeshta dhe të shumta me Prishtinën

Vuçiç: Duam bisedime të shpeshta dhe të shumta me Prishtinën

Albin Kurti, Aleksandër Vuçiç dhe Miroslav Lajçak

Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, tha sot se Serbia dëshiron të bisedojë me Prishtinën për të gjitha temat e hapura dhe nuk dëshiron të jetë fajtore për bllokimin e bisedimeve.

“Serbia kërkon dhe dëshiron bisedime me Prishtinën në çdo nivel, sa më parë, sa më shumë e sa më shpesh. Mendoj që është me rëndësi të flasim për secilën temë, posaçërisht për Asociacionin (e komunave me shumicë serbe) dhe energjinë, por edhe të përpiqemi të arrijmë çfarëdo, qoftë edhe një mirëbesim minimal mes nesh, që të mos ndodhin situata në të cilat ndodheshim para një muaji”, tha ai, duke nënvizuar se kjo është kërkesë e Serbisë që ai e ka bërë edhe në takimin me të dërguarin e posaçëm të Bashkimit Evropian për bisedimet Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak.

Presidenti serb tha se Beogradi nuk mund të lejojë të fajësohet për çfarëdo bllokimi të bisedimeve, rreth të cilave tha se do të diskutojë edhe me presidentin rus, Vladimir Putin, me të cilin do të takohet të enjten në Sochi.

“Së pari, ne kemi rënë dakord për programin strategjik ruso-serb të bashkëpunimit ekonomik për periudhën 2021-2026, në fusha të ndryshme të zhvillimit ekonomik, në fusha të ndryshme të shkëmbimit tregtar dhe kjo është diçka që ne e kemi përgatitur për një kohë të gjatë dhe më në fund ramë dakord me partnerët tanë rusë. Mendoj se kjo është e rëndësishme për ne dhe sigurisht, besoj se nuk është e parëndësishme për Moskën”, tha ai.

Presidenti serb tha se sapo të kthehet nga Rusia, do t’u shkruaj shefave të vendeve dhe qeverive dhe institucioneve evropiane dhe “do të kërkoj përgjigje se si është e mundur që Albin Kurti, kryeministër i institucioneve të përkohshme, shumë qartë para disa ditësh foli për bashkim me Shqipërinë dhe askush nuk reagoi”.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë një interviste për Radio “Monocle”, ditë më parë, tha se “nëse në të ardhmen do të organizohej një referendum paqësor dhe demokratik, do të votoja për bashkimin e Kosovës me Shqipërinë, por e përsëris, vetëm nëse do bëhej në mënyrë paqësore dhe demokratike”.

Lajçak në përpjekje për një takim te nivelit të lartë politik Kosovë – Serbi
I dërguari i BE-së, Miroslav Lajçak, takoi të hënën në Vjenë edhe kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, për të diskutuar për procesin e bisedimeve, ndërsa të enjten pritet të qëndrojë edhe në Prishtinë në kuadër të përpjekjeve për të organizuar një takim te ri midis palëve para fundit të këtij viti.

Javën e kaluar ministrat e Jashtëm të BE-së bënë thirrje për “angazhim konstruktiv të palëve” për një marrëveshje gjithëpërfshirëse për normalizimin e marrëdhënieve.

Kryeministri Kurti dhe presidenti Vuçiç, u takuan dy herë gjate verës por pa ndonjë përparim. Vëzhguesit thonë se edhe nëse do të ketë ndonjë takim të ri, vështirë të pritet ndonjë përparim, ndërkohë që Serbia, e cila kundërshton pavarësinë e Kosovës, do të mbajë zgjedhjet e reja presidenciale e parlamentare në pranverën e vitit që po vjen.

Aktualisht palët vazhdojnë të kenë qëndrime tërësisht të ndryshme për temat që duhet të diskutohen në bisedime nëse ato vazhdojnë. Prishtina thotë se tema kryesore duhet të jetë ajo e ndriçimit të fatit të personave të zhdukur gjatë luftës.

Serbia ngulë këmbë që të diskutohet për formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Zyrtarët e Bashkimit Evropian nuk kanë thënë se cilat do të ishin temat e bisedimeve, por kërkojnë zbatimin e marrëveshjeve të deritashme dhe rrugën përpara në procesin e bisedimeve.

Të mërkurën zëdhënësi i BE-së Peter Stano, tha se kjo nënkupton edhe respektimin e marrëveshjes lidhur me vizitat e ndërsjella të zyrtarëve të të dyja palëve,

Qeveria e Kosovës refuzoi një kërkesë të shefit të zyrës për Kosovën në qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviç për një vizitë në disa zona të banuara me shumicë serbe në Kosovë, duke nënvizuar “gjuhën nxitëse dhe provokuese” të tij.

Stano tha se sipas njohurive të tij vizita ishte paralajmëruar me kohë dhe procedurat ishin kryer në pajtim me marrëveshjen, e cila, nënvizoi ai, parasheh që të gjitha vizitat duhet të zhvillohen në atë mënyrë “që të çojnë përpara normalizimin e marrëdhënieve dhe ndihmojnë përparimin në procesin e bisedimeve”.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Arbër: 24/11/2021 20:51

    Merre edhe vllaun Edvin me vete o fashist, Kosova është shtet sovran apo e ke harruar. Fashistët serb jan mbështet në Ramën,sepse vetëm Rama mundet të iu ndihmoj që ”krheni Kosovën nën serbi” kjo është thënë haptas në mediumin serb në vitin 2019 se ”vetëm Shqipëria mundet të na ndihmoj, PO si mundet ta gjejmë nje njeri atje (në Shqipëri) ? Në e kemi njeriun ton që është duke punuar për në dhe Kosovën do e kthejm me ndihmën e tij sepse si vendos! Si quhet ai? Nuk mundet ta zbulojm” . E tani na doli një ngrehin e ngordhur që në start open Balkan , a thua si quhet ky villa shqipfolës i vuçiçit ???

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja