Dialogu Kosovë-Serbi, gjykimi i ish-krerëve të UÇK dhe bashkimi me Shqipërinë, Kurti: S'përjashtoj asgjë! S'i gëzohem gjykimit të Thaçit

Dialogu Kosovë-Serbi, gjykimi i ish-krerëve të UÇK dhe bashkimi me Shqipërinë, Kurti: S'përjashtoj asgjë! S'i gëzohem gjykimit të Thaçit

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka dhënë një intervistë për radio Monocole, ku është shprehur se do të votonte pro një referendumi për bashkimin me Shqiprisë. Kurti ka theksuar se ky nuk është prioriteti i tij gjatë këtij mandati qeverisës, por në të ardhmen nuk do ta përjashtonte mundësinë e bashkimit me Shqipërinë.

 “Unë mendoj se nëse do të ekzistonin dy referendume njerëzit do të votonin për bashkim. Unë jam zgjedhur kryeministër për të luftuar korrupsionin për të hapur vende pune për të rinjtë dhe gratë. Por në të ardhmen nuk do ta përjashtoja, sidoqoftë për stabilitet në rajon më e mira do të ishte nëse gjashtë vendet e Ballkanit të hynin në BE. Kosova dhe Shqipëria janë dy shtete por një komb, ne nuk e shpallem pavarësinë kundër Shqipërisë, por kundër Serbisë”, ka deklaruar Kurti.

Sidoqoftë, i pyetur se si do të votonte në ndonjë referendum të mundshëm për bashkim, ai tha se do të votonte për po, vetëm nëse prezantimi i referendumit vjen në formë demokratike.

“Mendoj se në të ardhmen nëse do të prezantohej si një referendum demokratik, që do të kryej në sjellje paqësore, unë do të votoja për po, por e përsëris vetëm nëse bëhet në formë demokratike”, deklaroi mes të tjerash ai.

Më tej, Kurti ka folur edhe për dialogun me Serbinë dhe gjykimin e ish-krerëve të UÇK-së nga Gjykata Speciale në Hagë. Shefi i Qeverisë së Kosovës, derisa ka folur edhe për dialogun, ka thënë se Kosova dhe Serbia duhet të kenë njohje të ndërsjellë dhe se në këtë çështje Bashkimi Evropian është një faktor me rëndësi.

“Mendoj se të gjithë duhet të jemi optimistë sepse s’ka rrugë tjetër. Besoj se kemi disa mosmarrëveshje por pjesa qëndrore e marrëveshjes së ardhshme gjithëpërfshirëse mes Kosovës dhe Serbisë duhet të jetë njohja reciproke. Tani ne kemi mosnjohje reciproke, pra ne duhet ta njohim njëra-tjetrën, drejt këtij qëllimi ne mund të kemi një deklaratë paqësore së pari ku ne merremi vesh se nuk do ta sulmojmë njëra-tjetrën një deklaratë të jo-agresivitetit. Po ashtu mendoj se BE-ja është faktor i rëndësishëm që mund të ofrojë një kornizë për marrëveshjen e ardhshme sepse duhet të jetë mbi frymën e vlera evropiane, rend dhe ligj, demokratizim dhe ballafaqimi me të kaluarën”, ka deklaruar Kurti.

Në këtë intervistë, Kurti foli edhe për gjykimin e ish-krerëve të UÇK-së në Hagë. Ai tha se nuk është i lumtur që ish-presidenti Thaçi po gjykohet në Hagë dhe shtoi se do të donte që ai të përballej me drejtësinë në Kosovë për korrupsionin në paqe.

“Ish-Presidenti Thaçi dëshironte që në një far forme të monopolizonte historinë për përfitime politike. Asnjëherë se kam kontestuar kontributin e tyre gjatë luftës, dhe unë isha po ashtu pjesë e saj, pas luftës disa gjëra ndodhën ku disa udhëheqës të UÇK-së me fuqi politike filluan të fitojnë përfitime materiale dhe idealizmi i tyre devijoi. Absolutisht jo (nuk i gëzohem gjykimit të Thaçit në Hagë), unë do të doja që ata të përballen me drejtësinë në Kosovë për korrupsionin që e kanë bërë këtu në Kosovë, sepse ata janë kryesisht përgjegjës për privatizimin abuziv dhe tenderomaninë.

Kështu që ata do të duhej të gjykoheshin në Kosovë për krime që i kanë bërë ekonomisë dhe shoqërisë dhe jo nga një gjykatë “sui-generis” që ka mungesë trasnparence dhe që po merret me diçka që është trajtuar nga Gjykata Ndërkombëtare për Ish-Jugosllavinë (ICTY), nga gjykatat e UNMIK-u dhe ato të EULEX-it. Është një gjykatë tjetër speciale dhe kemi një trajtim special, unë do të doja një trajtim normal, gjykata normale në Kosovë që merren me krimin dhe korrupsionin” ka shtuar kryeministri Kurti. 

Kujtojmë se pak ditë më parë, në Bruksel u mbyllën takimet me delegacionin e Kosovës dhe Serbisë, por pa një datë për një takim trepalësh, kjo për shkak se Beogradi dhe Prishtina kanë qëndrime të kundërta lidhur me temat që mund të diskutohen në takim. Të dy delegacionet zhvilluan takime të ndara me të ngarkuarin e BE-së në dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja