Vuçiç flet pas takimit me kancelarin gjerman: Askush në BE s’ka thënë që njohja e Kosovës është qëllimi i dialogut

Vuçiç flet pas takimit me kancelarin gjerman: Askush në BE s’ka thënë që njohja e Kosovës është qëllimi i dialogut

Kancelari gjerman, Scholz dhe presidenti serb Vuçiç

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha se “nuk kemi dëgjuar asnjëherë nga vendet e Bashkimit Evropian që njohja reciproke të kërkohet si qëllim i dialogut ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës”, por se e kupton që edhe kjo po ndryshon.

“Askush nuk ka folur ndonjëherë për njohje reciproke, përveç amerikanëve që e miratuan atë doktrinë saktësisht tre vjet më parë”, tha Vuçiç pas takimit në Beograd me kancelarin gjerman, Olaf Scholz.

Ai tha se gjërat po ndryshojnë në përputhje me atë që po ndodh “në disa pjesë të tjera të Evropës”.

“Nëse mendoni se duhet të na kërcënoni sepse ne po përpiqemi të ruajmë rendin e Kombeve të Bashkuara ose sepse duam të arrijmë një zgjidhje kompromisi, ne nuk kemi asgjë kundër”, tha Vuçiç, duke shtuar se Serbia kurrë nuk e ka refuzuar dialogun.

Ndërkaq, kancelari gjerman, Olaf Scholz, theksoi në Beograd se qëndrimi i Gjermanisë për çështjen e Kosovës është i qartë dhe i njohur prej vitesh dhe shtoi se tani është e nevojshme që “të gjithë në proces të bëjnë përpjekje për të bërë përparim”.

“Shpresoj se do të marrim një raport për këtë progres. Hap pas hapi, të dyja palët duhet të kontribuojnë në të dhe janë përgjegjëse për të mos bllokuar asgjë, për të mos shtyrë takimet dhe për të bërë një sërë hapash të vegjël që do të çojnë në qëllimin përfundimtar”, tha ai.

Lideri gjerman tha se pret nga shtetet kandidate për anëtarësim në Bashkimin Evropian që t’i bashkohen bllokut në sanksionet kundër Rusisë për shkak të pushtimit të Ukrainës.

“Është e rëndësishme që sa më shumë vende t’i bashkohen sanksioneve, sepse është një instrument që ndihmon Ukrainën. Sanksionet janë shumë efektive, shumë më efektive pas sanksioneve të vendosura pas aneksimit të Krimesë në 2014”, tha Scholz.

“Paketa e gjashtë e sanksioneve të BE-së kundër Rusisë nuk do të zhduket vetëm pas luftës, por është një kusht për përmirësimin e situatës në mënyrë që Rusia të pranojë faktin se nuk mund të diktojë paqen, por duhet të negociojë dhe të bie dakord me Ukrainën për një marrëveshje që do të mbrojë integritetin e Ukrainës”, shtoi lideri gjerman.

Scholz po qëndron në Beograd pasi disa orë më parë u takua në Prishtinë me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti./REL

G.MO/SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Gege Kosova: 11/06/2022 11:10

    Daklarata e kancelarit gjerman,sikur ka rehatuar Vuçiqin dhe Serbine,se anetaresimi i Serbise ne BE nuk behet per shkak te mosnjohjes se Kosoves shetet,e njohjen e Kosoves shtet, nuk ka as nuk do kete serbe qe e pranon dhe nenshkruan,Keshtu, po mbyllet ende pa u hapur dialogu per marreveshje me Serbine.Madje, Serbia anetaresimin ne BE as nuk e ka,as nuk e ka pasur pretendim kombetar e shteteror,kur ka raporte dhe perkrahje "vellazerore" me Rusine.Ndersa Kosova ngelet ne ate vend,pa fajin dhe me gjitha kushtet e plotesuar per anetaresim ne BE,perjashtim kushtit te paplotesuar perhere me Serbine.

    Përgjigju
  • Arbërori: 10/06/2022 21:12

    Një sojë dhe në kordinim me fashistin Vucic reagoi Edvin shkjau shqipfolës në Greqi…!!! Kush ështé ky njeri që e mbron serborusin aq shumë dhe njëherisht km shqipfolës shqipëtar…!?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Kë doni ju që të fitojë zgjedhjet në SHBA?



×

Lajmi i fundit

Fier/ 18- vjeçarja vetplagoset me armë zjarri, ende nuk dihet shkaku

Fier/ 18- vjeçarja vetplagoset me armë zjarri, ende nuk dihet shkaku