Vuçiç goditet me gurë e grushta
   në 20-vjetorin e Srebrenicës

BOSNJË - Kryeministri i Serbisë, Aleksandër Vuçit ka provuar në kurriz gjithë zëmërimin boshnjak për viktimat e Srebrenicës. 

Ndërsa vinte kurorë në varrezat e krijuara prej ushtrisë serbe, Vuçiç ka provuar në kokën e tij lumin e hakmarrjes së nënave dhe baballarëve boshnjakë që 20 vjet më parë humbën gjithçka prej genocidit serb.

Një “rrahje” spektakolare me gurë ka qënë ajo që i është rezervuar shefit të Beogradit. As përpjekja e bodigardëve për ti shpëtuar kokën nuk kanë bërë efekt përballë valës së zëmërimit kthyer në gurë e shishe.

Pothuajse duke u tërhequr zvarrë Vuçiç ka dalë i dërrmuar nga Srebrenica e zemëruar dhe është detyruar të lërë pas përpjekjen për t’u paqtuar me boshnjakët që me sa duket nuk ia kanë falur Serbisë atë që i bënë 8 mijë myslimanëve të Srebrenicës 20 vjet më parë.
 
Sipas medias serbe B92 në një kohë kur përfaqësuesit e delegacionit po vinin zambakë mbi varret e viktimave, kryeministri serb Alekskandar Vuçiç u sulmua nga turma me objekte të ndryshme dhe një nga gurët i ka rënë në kokë, duke i thyer syzet.

Ndërkohë që ambasadori serb në Bosnjë ka deklaruar se Vuçiç është goditur nga 3-4 gurë, por nuk mund të jepte më tepër detaje pasi ndodheshin në makina të ndryshme.





(Video nga momenti kur Kryeministri serb sulmohet nga të pranishmit)


Edhe para këtij momenti, Kryeministri serb është fishkëllyer ndërsa një nga nënat e viktimave të masakrës së myslimanëve të Serbrenicës, e ka përqafuar kryeministrin serb dhe i ka dhënë lule, veprimi i saj është kritikuar dhe fishkëllyer nga të pranishmit e shumtë.

vucic
(Nëna e një prej viktimave të masakrës së Srebrenicës me Vuçiç)



(Video nga momenti kur Kryeministri serb sulmohet nga të pranishmit)



Masakra e Srebrenicës, Vuçiç: Shpresoj të mos ndodhë më 
Gjatë ceremonisë përkujtuese kryeministri serb Aleksandar Vuçiç ka lënë mesazhin e tij në librin e ngushëllimeve, në Sallën Memoriale të Srebrenicës, në prani të një numri të madh njerëzish.



"Unë shpresoj se ky krim i tmerrshëm nuk do të ndodhë më. Unë jam i bindur në një të ardhme të ndryshme dhe më të mirë në marrëdhëniet mes serbëve dhe boshnjakëve. Shpreh respektin tim të thellë për të gjitha viktimat, familjet e tyre," shkruan kryeministri në librin e ngushëllimeve në Qendrën Përkujtimore të Potoçarit.

vucic
(Kryeministri serb duke nënshkruan në librin e kujtimit të viktimave të Srebrenicës)

Në ceremoni ishin të pranishëm rreth 50 mijë njerëz si dhe personalitete të ndryshme botërore, midis të cilëve shefja e politikës së jashtme në BE, Federika Mogerini dhe ish presidenti amerikan Bill Clinton, administrata e të cilit ndërmjetësoi marrëveshjen e paqes së Dejtonit, që  i dha fund konfliktit, vetëm disa muaj pas masakrës.


(Video nga momenti kur Kryeministri serb sulmohet nga të pranishmit)

Mbetjet e 136 viktimave të cilat janë identifikuar këto kohë tashmë  pushojnë së bashku me më shumë se 6 mijë trupa të tjerë, të varrosur në një qendër përkujtimore jashtë qytetit lindor të Bosnjës.

Në korrik të 1995 në përfundim të luftës ndëretnike të Bosnjës, mijëra burra dhe djem myslimanë u kapën dhe u ekzekutuan nga forcat boshnjake serbe. Kjo ngjarje cilësohet si masakra më e rëndë në Europë që nga lufta e dytë botërore.


(Video nga momenti kur Kryeministri serb sulmohet nga të pranishmit)

Politikanët serbë dhe boshnjake kanë mohuar prej kohësh shkallën e konfliktit në Srebrenicë, edhe pse dy tribunalet ndërkombëtare e kanë përshkruar gjakderdhjen si genocide.

Rusia vendosi këtë javë veton në një projekt rezolutë të OKB-së të paraqitur nga Britania e Madhe, e cila i bëri thirrje Këshillit të Sigurimit, për të njohur vrasjen masive në Srebrenicë si gjenocid.

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

Ndikimi i Trump në Shqipëri, Galdini: Presidenca e tij do u dalë shtrenjtë politikanëve tanë! SPAK do trokasë në dyert e tyre

Ndikimi i Trump në Shqipëri, Galdini: Presidenca e tij do u dalë shtrenjtë politikanëve tanë! SPAK do trokasë në dyert e tyre