Kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, deklaroi të shtunën se Hashim Thaçi, zv/kryeministër dhe ministër i Jashtëm i Kosovës do të arrestohet në rast se viziton Serbinë, pasi ka një fletëarresti për të.
Sipas gazetës Express, Vuçiç është prononcuar të shtunën rreth vizitës së mundshme të Hashim Thaçit në Beograd. Në këtë mënyrë, Vuçiç duket se ka dhënë përgjigjen përfundimtare rreth vizitës së Hashim Thaçit në Beograd, pra Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Jashtëm i Kosovës nuk do të shkojë në Beograd, shkruan Express.
Vuçiç ka paralajmëruar Thaçin, se nëse viziton Beogradin do të arrestohet. "Ligjet në Serbi ekzistojnë dhe shteti ynë do të veprojë sipas ligjit nëse Thaçi vendos të vijë në Beograd. Askush nga Brukseli nuk ka ndërhyrë dhe nuk na ka sugjeruar se si të veprojmë në vizitën e mundshme të Thaçit", tha Vuçiç, raporton B92.
I pyetur se pse nuk u arrestua ish-kryeministri britanik, Tony Blair, i cili ishte i akuzuar po ashtu nga gjykatat serbe, në kohën kur ai vizitoi Serbinë, Vuçiç tha se, "Hashim Thaçit nuk i është hequr akuza, dhe shteti ynë do të veprojë sipas ligjeve në fuqi".
Sipas mediave të Beogradit, mësohet se ka pasur ndërhyrje nga Brukseli që Thaçi të pranohet në Serbi në ftesën e një organizate të rinjsh. Ndërkohë kryepolici serb, Nebojsha Stefanoviç ka deklaruar se Thaçi do të arrestohet nëse vjen në Serbi, ndërsa homologu i Thaçit Ivica Daçiç e quan të panevojshme këtë vizitë të paralajmëruar./atsh/
/Shqiptarja.com