Vuçiç i përgjigjet Blinken për njohjen e Kosovës: Stabiliteti i Ballkanit Perëndimor nuk do të ndërtohet me poshtërimin e serbëve

Vuçiç i përgjigjet Blinken për njohjen e Kosovës:  Stabiliteti i Ballkanit Perëndimor nuk do të ndërtohet me poshtërimin e serbëve

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka thënë se nuk e di se si njohja e Kosovës nga Serbia do të çonte në stabilizimin e rajonit. Sipas Vuçiç kjo nuk do të jetë e mundur. Ka qënë kjo përgjigja e presidentit serb kur u pyet për t’i komentuar kërkesat e zyrtarëve të fuqive të mëdha botërore se Serbia duhet ta njohë Kosovën si shtet të pavarur.

Para disa ditësh Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken i bëri një kërkesë2 të tillë Vuçiçit përmes një letre.

“Nëse dikush mendon se stabiliteti i Ballkanit Perëndimor do të ndërtohet në mënyrë që serbët të poshtërohen, kjo nuk do të jetë e mundur”, tha Vuçiq, duke shtuar se kjo është përgjigjja që do ta thotë gjithmonë.

Vuçiç vlerësoi se paralajmërimi për ngritjen e bazës së Forcës së Sigurisë së Kosovës në Mitrovicën e Jugut dhe pjesëmarrja e saj në stërvitjen ushtarake të NATO-s nuk është as përpjekja e parë dhe as e fundit e palës shqiptare për të treguar se si mund të bëjnë atë që dëshirojnë.

“Unë besoj se paqja dhe stabiliteti do të ruhen në Kosovë dhe Metohi. Kjo nuk është as përpjekja e parë dhe as e fundit e palës shqiptare për të treguar se si ata mund të bëjnë atë që duan, pa shumë përgjegjësi. Nëse ekziston një rrezik më serioz ose kërcënim për popullin serb… Unë nuk kam pse të vazhdoj. Serbët nga Kosova dhe Metohia dinë gjithçka”, tha Vuçiç.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 02/04/2021 04:13

    Po ju u poshteruat diten qe Nato filloi bombardimet kunder jush.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Shqipëri-BE marrëveshje bashkëpunimi për sigurinë e mbrojtjen, Rama: Lidhje e pandashme! Hasani: Luftojmë kërcënimet kibernetike

Shqipëri-BE marrëveshje bashkëpunimi për sigurinë e mbrojtjen, Rama: Lidhje e pandashme! Hasani: Luftojmë kërcënimet kibernetike