Vuçiç - kombit: Kurti s’po heq dorë nga vendimi për dinarin, gjejmë alternativa të tjera për të paguar serbët në Kosovë

Në një fjalim drejtuar popullit serb, presidenti Aleksandër Vuçiç paralajmëroi se do të gjendet një alternativë e re për dërgimin e parave tek serbët e Kosovës.

“Duket qartë se Albin Kurti nuk tërhiqet nga vendimi për përjashtimin e dinarit nga pagesat. në këto kushte, së shpejti do të detyrohemi të marrim vendime me të cilat të gjejmë zgjidhje alternative për të kryer pagesat për popullin tonë në Kosovë”, tha Vuçiç.

Në fjalimin e tij, president serb sqaroi se ndërkombëtarët po i bëjnë presin për 3 çështje: Njohjen e Kosovës, vendosjen e sanksioneve kundër Rusisë dhe vendosjen e një regjimi kukull në Serbi.

“Ata duan kthimin e regjimit të vjetër kukull që do të jetë i lehtë për t’u menaxhuar. Kjo shihet më së miri në këto çështje. Ata do të njihnin Kosovën dhe në favor të vendosjes së sanksioneve ndaj Rusisë dhe kundër lidhjeve ekonomike me Kinën. Në këtë temë është edhe heqja dorë nga Republika Srpska, si një faktor përçarës në Ballkan nën ndikimin e Rusisë. Kjo bëhet duke kriminalizuar vazhdimisht lidershipin e Serbisë”,- shtoi ai.

Ai theksoi se një mënyrë tjetër për të ushtruar presion ndaj Serbisë është të drejtohet gishti nga Beogradi për shkak të ngjarjeve në Banjskë. mediat, sipas tij. vazhdimisht krijojnë një atmosferë frike dhe dëshpërimi, imazh të Serbisë së pasigurt dhe Beogradit të pasigurt, ndërsa realiteti, tha ai, është krejtësisht ndryshe.

K.M//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Protesta e Berishës, Faik Basha i PL-së e pranon: Nuk kishim shumë njerëz edhe prej motit! Haklaj: Mosbindja civile, teatër! PD bllokoi rrugët, vepër penale

Protesta e Berishës, Faik Basha i PL-së e pranon: Nuk kishim shumë njerëz edhe prej motit! Haklaj: Mosbindja civile, teatër! PD bllokoi rrugët, vepër penale