Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka komentuar deklaratën e Sekretarit të Jashtëm të Britanisë së Madhe, David Cameron, i cili tha se “ne duhet të shprehim zhgënjimin në rritje lidhur me sjelljen e Qeverisë serbe”.
Vuçiç tha se ndihet i zhgënjyer nga Cameron derisa po përmendte lidhjet e mira me Rusinë nga Shtëpia e Rusisë në Beograd.
"Serbia krenohet me pavarësinë e saj dhe kjo është arsyeja pse jam i zhgënjyer nga deklarata e ministrit të Jashtëm britanik Cameron se Serbia është prokurë e Rusisë, si dhe ato rrëfime se ne jemi ata që destabilizojmë rajonin. Ne do të vazhdojmë të kemi politikën tonë të pavarur edhe në çështjen e Federatës Ruse dhe në çështjen e shumë të tjerave”, tha Vuçiç, raporton RTS.
Gjatë një raportimi para Komitetit për punë të jashtme të Parlamentit britanik, Sekretari i Jashtëm britanik, David Cameron, tha dje se duhet të shprehet zhgënjim me sjelljen e Qeverisë së Serbisë, pas ngjarjeve të shtatorit në Banjskë të Zveçanit
“Ne duhet të shprehim zhgënjimin në rritje lidhur me sjelljen e Qeverisë serbe. Sigurisht, ne nuk kemi ndryshuar mendim që t’i japim shans Serbisë për integrim euroatlantik. Por, mendoj se ka frustrim për këtë sjellje të tyre dhe ne duhet të jemi të qartë për këtë. Nëse BE-ja dhe SHBA-ja ndajnë këtë zhgënjim, unë nuk e di, duhet t’i pyesni ata. Por, nga bisedat që kam pasur kam ndier se ka zhgënjim sepse Banjska ishte një moment i një rreziku të madh”, tha Cameron.
S.S/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
20 Nëntor, 13:18
Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?
-
T'i mbyllë
80.7%
-
Vendos filtra
16.4%
-
Nuk e di
3%
Vota total: 7526
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
'Në rrugën drejt Shqipërisë 2030!' Turi me diasporën, Rama sot takim me shqiptarët e Londrës: Gati shqipe
24 Nëntor, 07:10
-
Stuhia ‘Bert’ godet Mbretërinë e Bashkuar! Konfirmohet viktima e parë
23 Nëntor, 16:51
-
BOKS/ Alban Beqiri dhe Besian Karaj kampion të Ballkanit për peshat 67 dhe 71 kg, fitojnë mes Serbisë
23 Nëntor, 15:57
-
Diplomati amerikan: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit
23 Nëntor, 08:50
-
Zbulohen detajet e testamentit të Liam Payne, kush do ta trashëgojë pjesën më të madhe të pasurisë së tij?
22 Nëntor, 14:49
-
‘S’është koha për bashkim me Shqipërinë’, Kurti: Qëllimi i Serbisë është hakmarrja, duhet të jemi të përgatitur për këtë
22 Nëntor, 10:32
-
U fsheh në Spanjë pas arratisë, ekstradohet në Angli 46-vjeçari shqiptar! Kreu i NCA: Trafikonte klandestinë nga Franca dhe Belgjika, siguronte pajisjet për organizatën (EMRI)
21 Nëntor, 22:15
-
‘Janë të pavërteta’, Policia e Kosovës mohon se e ka kaluar kufirin me Serbinë
21 Nëntor, 20:12
-
BE-ja i kërkon Serbisë ta sqarojë pasivizimin e adresave të shqiptarëve në Luginë
21 Nëntor, 16:02
-
Serbi/ 11 të arrestuar, për shembjen e çatisë në stacionin e trenit në Novi Sad që vrau 15 persona
21 Nëntor, 13:56
-
Cilat vende e kanë ndaluar TikTok-un dhe pse?
20 Nëntor, 22:33
-
Qeveria e Kosovës akuzon Serbinë për legjitimim të diskriminimit të shqiptarëve
20 Nëntor, 21:37