Vuçiç kundër paralajmërimit të KFOR-it se nuk do të lejojë barrikada në veri të Kosovës: Pse i ndihmoni shqiptarët të shtypin serbët?

Vuçiç kundër paralajmërimit të KFOR-it se nuk do të lejojë barrikada në veri të Kosovës: Pse i ndihmoni shqiptarët të shtypin serbët?

Presidenti serb Aleksander Vuçiç

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç tha të mërkurën se në dy-tri ditët e ardhshme do t’i dërgojë një letër misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR, lidhur me njoftimin nga ky mision se nuk do të lejojë ngritje të barrikadave në veri të Kosovës.

“Qëllimi juaj duhet të jetë mbrojtja e popullatës serbe, ata janë minoritet. Pse po i ndihmoni shqiptarët që të shtypin këtë minoritet. Pse, së bashku me shqiptarët po keqtrajtoni serbët, a është detyra juaj apo jo që të ndihmoni serbët”, tha Vuçiç gjatë një takimi të partisë së tij në pushtet, Partisë Përparimtare Serbe.

Komandanti i KFOR-it, gjeneralmajor Ferenc Kajári, tha për televizionin publik të Kosovës më 23 gusht se situata në veri të Kosovës është e qetë dhe se forcat ndërkombëtare nuk do të lejojnë më vendosjen e barrikadave. Më herët, ky mision ka paralajmëruar se është i gatshëm të ndërhyjë nëse rrezikohet stabiliteti në Kosovë.

Vuçiç sqaroi se ai do t’ia dërgojë letrën KFOR-it pas të zhvillojë bisedime me të dërguarin e posaçëm të Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, dhe të dërguarin e posaçëm të BE-së për dialogun, Mirosllav Lajçak. Ata do të takohen në Beograd me zyrtarët serbë më 25 gusht.

Pas takimit Kurti - Vuçiç, Escobar dhe Lajçak zhvilluan takime në Prishtinë me krerët institucionalë dhe liderët e partive opozitare. Ata thanë se qëllimi i vizitës së tyre është që të evitohet përsëritja e përshkallëzimit të situatës më 1 shtator. Po ashtu, zyrtarët perëndimorë thanë se presin që Kosova dhe Serbia të paraqesin propozime konkrete për zgjidhjen e çështjeve të targave dhe dokumenteve serbe.

Vendimet e Qeverisë së Kosovës për këto dy çështje nxitën serbët që më 31 korrik dhe 1 gusht të bllokonin rrugët në veri të Kosovës. Pas heqjes së barrikadave, Qeveria u zotua se do të shtyjë zbatimin e vendimeve deri më 1 shtator.

Qeveria e Kosovës ka argumentuar se të gjitha makinat me targa të lëshuara nga Serbia me akronime të qyteteve të Kosovës, duhet të riregjistrohen në RKS – Republika e Kosovës. Por, Serbia ka kërkuar që të përdoren targa KS, që janë neutrale ndaj pavarësisë së Kosovës.

Ndërkaq, Prishtina dëshiron po ashtu që të gjithë shtetasit e Serbisë, me të hyrë në territorin e Kosovës, të pajisen me dokument për hyrje/dalje, sikurse pajisen shtetasit kosovarë kur hyjnë në Serbi.

Kosova ka propozuar që të hiqet krejtësisht dorë nga lëshimi i këtyre dokumenteve, nëse Serbia vepron njësoj. Për lëshimin e dokumenteve për hyrje/dalje palët kishin arritur marrëveshje vite më parë, në kuadër të dialogut të ndërmjetësuar nga BE-ja.

D.GJ/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • valter: 25/08/2022 13:50

    Ne ne Kosove e njohim Serbine e qelbur per shekuj me rradhe ,dhe posaqarisht nga 1912 e kendej..vrasje masive,tortura,debime masive ne Turqi dhe konfiskimi tokave te cillen ju japin serbeve kolonist te cillit i binin ne Kosove..Per mbi te gjitha asnjehere ne histori shekullore Kosova dhe Shqiperia nuk kane qene aqe te armiqsuara fale Edi Rames i cilli me velaun e vete Aleksandrin tentoj qe te ndane Kosoven dhe ne vazhdim me "Ballkan te hapur" krijon akoma me armiqesi te madhe me Kosoven e cilla do duhej qe Ramen te shpall persona none grata si zgjidhje te vetme..

    Përgjigju
  • Sunny tirana: 25/08/2022 10:32

    Mos e besoni. Genjeshtra dhe pabesia, Bizantinizmi eshte baza e kultures sllave.

    Përgjigju
  • KritikAbsolut: 25/08/2022 08:39

    Serbi atehere kur ben si viktime te han pas kraheve siç ka bere gjithmone me ndihmen e kurves plake

    Përgjigju
  • Kafe: 25/08/2022 08:08

    Serbet jane mjeshtra per te luajtur viktimen. Populli me agresor ne ballkan dhe shtiret sikur eshte viktime

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Gaza/ foshnja e porsalindur vdes nga i ftohti natën e Krishtlindjes, ndërsa Izraeli dhe Hamasi debatojnë për armëpushimin

Gaza/ foshnja e porsalindur vdes nga i ftohti natën e Krishtlindjes, ndërsa Izraeli dhe Hamasi debatojnë për armëpushimin