Vuçiç: Merkel e shqetësuar për
zhvillimet në Ballkanin Perëndimo

Vuçiç: Merkel e shqetësuar për<br />zhvillimet në Ballkanin Perëndimo
GJERMANI-Kreu i Qeverisë së Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka deklaruar sot se kancelarja gjermane, Angela Merkel, është e shqetësuar për shkak të zhvillimeve në Ballkanin Perëndimor.
 
Në një intervistë për Radio Televizioni e Serbisë pas takimit me kancelaren Merkel, Vuçiç është shprehur së temë e bisedës me kancelaren kanë qenë angazhimet e Serbisë dhe stabiliteti i rajonit.
 
“Stabiliteti rajonal është me rëndësi kyçe. Nuk kam kritikuar askënd, kam folur për angazhimin tonë, për takimet në Sarajevë nesër”, tha Vuçiç.
 
Ndërkohë i pyetur se cili ishte mendimi i Merkel për zhvillimet në rajon, Vuçiç është shprehur se kancelarja është e shqetësuar.
 
"Është e shqetësuar. Ajo sheh tërë pasqyrën e ndodhive. Është një nga lideret e rralla evropiane e cila është shumë e shqetësuar. Gjermania sillet si një vend përgjegjës e cila doemos duhet të kujdeset për këtë pjesë të Evropës”, u shpreh kreu i Qeverisë së Serbisë.
 
Gjithashtu Vuçiç  ka  shtuar se kancelares gjermane i ka pëlqyer ideja e  krijimit të një unioni doganor në Ballkan.
 
Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Paris 2024/ Sinkronizimi perfekt i zhytëseve kineze që solli medaljen e artë (VIDEO)

Paris 2024/ Sinkronizimi perfekt i zhytëseve kineze që solli medaljen e artë (VIDEO)