Vuçiç: Merkel mbështet Kosovën por gjithmonë e drejtë me Serbinë

Vuçiç: Merkel mbështet Kosovën por gjithmonë e drejtë me Serbinë

Angela Merkel ka qenë ka qenë e drejtë ndaj Serbisë, është shprehur kështu presidenti serb Aleksandër Vuçiç pavarësisht se nuk e mbështet Beogradin për çështjen e Kosovës.

"Ajo është e drejtë edhe në lidhje me Kosovën, ajo nuk është në anën tonë, por ajo ishte absolutisht e drejtë kur kemi biseduar për herë të fundit në Davos (në janar 2019). Ajo më tha 'Nuk di çfarë t'ju them në këtë moment. Shikoni se si të ruhet paqja dhe stabiliteti'”, tha Vuçiç.

Në fjalën e tij presidenti serb ka theksuar se për shkak ‘antagonizmit të  madh" mes Gjermanisë dhe SHBA, Gjermania ishte "mërzitur" për takimin e tij të planifikuar në Muajin Qershor në Shtëpinë e Bardhë me presidentin e atëhershëm të Kosovës, Hashim Thaçi, takim i cili  u shty, pasi Prokuroria e Posaçme në Hagë bëri publike aktakuzat ndaj Thaçit.

Kancelarja Merkel dhe presidenti i Francës, Emmanuel Macron kishin organizuar dy samite për të bindur Kosovën dhe Serbinë të vazhdojnë dialogun e ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian dhe të arrijnë një marrëveshje gjithëpërfshirëse. Palët nuk kanë arritur ndonjë përparim pasi Serbia kërkon formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, ndërsa Kosova insiston në një marrëveshje të përgjithshme.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindja në Tiranë/ koncerti i Merita Halilit elektrizon sheshin 'Skënderbej', kthehet në pistë vallëzimi

Krishtlindja në Tiranë/ koncerti i Merita Halilit elektrizon sheshin 'Skënderbej', kthehet në pistë vallëzimi