Vuçiç: Do ruajmë paqen në Kosovë me çdo çmim, kemi marrë vendime që nuk janë ende publike

Vuçiç: Do ruajmë paqen në Kosovë me çdo çmim, kemi marrë vendime që nuk janë ende publike

Presidenti serb Aleksandër Vuçiç

Serbi- Presidenti serb Aleksandër Vuçiç ka mbledhur me urgjencë mëngjesin e sotëm Këshillin e Sigurisë Kombëtare pas deklaratave të Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe deklaratave për ndryshimin e kufijve mes dy vendeve. Pas mbledhjes Vuçiç i është përgjigjur pyetjeve të gazetarëve duke u shprehur se do të bëjnë çdo gjë për të ruajtur paqen.

I pyetur se çfarë pritej të ndodhte në situatën aktuale mes dy shteteve, Vuçiç u shpreh se do të bënte gjithçka për të ruajtur paqen.

Unë i kërkoj njerëzve në Kosovë të mos kenë frikë, sepse Serbia do të japë gjithçka për të ruajtur paqen dhe sigurinë.  Nuk do të ketë sulme sepse shteti serb nuk do t'i miratojë ato. Ne bëjmë gjithçka, do të japim gjithçka për paqen. Kemi marrë vendime që nuk janë bërë ende publike.

Aleksandër Vuçiç

Pyetjes për një kompromis të mundshëm, Vuçiç iu përgjigj se një mundësi e tillë kompromisi nuk është në horizont dhe se nuk ishte optimist në këtë pikë.

Tani për tani nuk ka zgjidhje dhe ne nuk e kemi për ta marrë atë. A është në horizont? Unë nuk mendoj kështu. Unë nuk jam optimist.

Aleksandër Vuçiç

Ai gjithashtu deklaroi se Serbia do t’i përmbushë obligimet e veta sepse është një partner i besueshëm i ndërkombëtarëve dhe sepse ndjen që ai është obligimi i tyre.

Ne do të përmbushim atë që nënshkruam. Ne do të bëjmë çfarë kemi mundësi. Por ne do të përpiqemi për të forcuar pozicionin tonë negociues.

Aleksandër Vuçiç

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?