Vuçiç: Nuk e kemi njohur Krimenë si pjesë të Rusisë, shkak Kosova

Vuçiç: Nuk e kemi njohur Krimenë si pjesë të Rusisë, shkak Kosova

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç

Në një intervistë për gazetën franceze “Le Monde", presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka shpjeguar arsyet pse Beogradi ende nuk e ka njohur Krimenë si pjesë të Rusisë. Ai këtë e ka argumentuar duke përmendur rastin e Kosovës.

Ne nuk e kemi njohur Krimenë si pjesë të Rusisë. Nëse do ta bënim do të thotë se e mbështesim edhe pavarësinë e Kosovës. Vendoseni vetën në pozicionin tonë. Cili nga anëtarët e Këshillit të OKB-së e mbështet integrimin tonë territorial.

Aleksandar Vuçiç

Presidenti serb tutje deklaroi se integrimet evropiane të Serbisë dhe marrëdhëniet me Moskën nuk e kundërshtojnë njëri-tjetrin.

Nuk ka kontradikta. Presidenti francez tha të njejtën gjë, se Rusia është vend mik. Nga ana jonë ne duam të forcojmë raportet me Rusinë. Nga pikëpmja ushtarake e mbajnë neutralitetin tonë, dhe gjithsesi kemi rrugën evropiane.

Aleksandar Vuçiç

Ndryshe Krimea pretendohet të jetë bërë pjesë e Rusisë në mars të vitit 2014 pas një referendumi, ku  96.77% e votuesve kërkuan bashkimin me Rusinë. 

Duke e akuzuar Rusinë për përzierje në konfliktin e brendshëm të Ukrainës, Perëndimi kishte vendosur disa sanksione mbi Moskën. Madje shteti rus kishte hedhur poshtë pretendimet që e fajësonin për bashkimin “jodemokratik” me Krimenë.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Luiz Ejlli gdhend në trup portretin e Luna Mari

Luiz Ejlli gdhend në trup portretin e Luna Mari