Vuçiç paralajmëron serbët në Kosovë: Do ju arrestojmë nëse keni marrë pjesë në sulmin terrorist në Zubin Potok

1733062957_AleksandarVucic17.jpg

Aleksandër Vuçiç

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, në konferencën për shtyp që zhvilloi sot (1 dhjetor 2024) lidhur me hedhjen në erë të kanalit të ujit Ibër-Lepenic, përveçse akuzoi kryeministrin Albin Kurti si porositës i sulmit terrorist, theksoi se autoritetet e shtetit të tij po kryejnë hetime për ngjarjen.

Ai paralajmëroi se do të arrestojë çdo serb të Kosovës që mund të jetë përfshirë në sulmin terrorist.

“Ndoshta serbët janë fajtorë që u besuan shqiptarëve dhe Kurtit. Ne nuk nxjerrim konkluzione pa përfunduar hetimi, por cilido serb që është i përfshirë do të arrestohet menjëherë”,- deklaroi Vuçiç.


Lajmi kryesor:

Shpërthimi në Zubin Potok, Vuçiç: Ngjarja u shfrytëzua për sulm hibrid ndaj Serbisë! Kemi autorë të dyshuar! Ftova amerikanët të kontrollojnë pamjet satelitore


K.M/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 8 Janar, 13:30

    Deri në 700 kWh ulet me 1 lekë çmimi i energjisë për familjet, si ju duket?



×

Lajmi i fundit

Berisha në SPAK, Balliu: Po vepron me dy standarde! Gjata: Saliu u çmend, i ka dalë drejtësia jashtë kontrollit, sulmet më kujtojnë 21 janarin e Gërdecin

Berisha në SPAK, Balliu: Po vepron me dy standarde! Gjata: Saliu u çmend, i ka dalë drejtësia jashtë kontrollit, sulmet më kujtojnë 21 janarin e Gërdecin