Vuçiç paralajmëron vizitë në Kosovë deri në fund të vitit: S’e kam të qartë ç’do të diskutojmë në takimin e Ohrit! Nuk do ketë njohje për Kosovën

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka paralajmëruar vizitë në Republikën e Kosovës, në kuadër të një turi në 25 rajone deri në fund të vitit.

“Shpresoj se do të mund të shkoj edhe në Kosovë. Do të flasim me njerëz në disa vende, jam veçanërisht i lumtur që do të shkoj në Bosilegrad si president i Serbisë”, ka thënë Vuçiç.

Ai është ndalur edhe në takimin e radhës mes tij dhe kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit më 18 mars në Maqedoninë e Veriut kur pritet të negociohet për planin e zbatimit të Marrëveshjes së dakordësuar më 27 shkurt në Bruksel.

“E them se nuk e kam të qartë se çfarë do të diskutojmë atje kur Kosova thotë se nuk do të përmbush obligimin e saj ndërkombëtar”, është shprehur presidenti serb.

Aleksandar Vuçiç tha se pret të përballet me presione shtesë sa i përket Kosovës, pasi ndërkombëtarët do të mundohen të fajësojnë Serbinë për mosnënshkrimin de jure apo de facto të pavarësisë së Kosovës.

Kurti e ka konfirmuar se nuk do ta formojë asociacionin, tha Vuçiç, duke sjellë në vëmendje se formimi i tij është detyrim ndërkombëtar i Prishtinës. Vuçiq tha se do të vazhdojë edhe një lloj tjetër presioni politik lidhur me pozicionimin e Serbisë për çështje të ndryshme politike.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 20:40
Vuçiç i prerë: Nuk do ketë njohje 'as de facto dhe as de jure' të pavarësisë së Kosovës

1675360808_vucic.JPG

Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç tha se në 11 mars, nuk do të ketë njohje “as de facto dhe as de jure” të pavarësisë së Kosvoës.

“Nuk do të jem unë ai që do ta nënshkruaj pavarësinë e Kosovës, më vjen turp të shkoj nëpër Serbi dhe të justifikohem para askujt. Nuk ka dorëzim, ne nuk do ta njohim pavarësinë e Kosovës as de facto, as de jure, por ne duam paqe me shqiptarët, duam marrëdhënie të mira”, tha Vuçiç në Vranjë, në jug të Serbisë.

Vuçiç tha se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka konfirmuar se nuk do ta themelojë Asociacionin e komunave me shumicë serbe, sepse nuk është në përputhje me ligjet e Kosovës.

K.T./B.V/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Arbërori: 12/03/2023 11:14

    Kujt i rruhet për ty o kriminel fashist qetnik, ti nga një herë flet edhe me gojen e vllaut tënd Edvin shkjaun shqipfolës

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Meta 'në sulm', Kulluri: Ka paranoja! I vetmi që e ka shitur është Berisha, kur ta kuptoj do jetë vonë

Meta 'në sulm', Kulluri: Ka paranoja! I vetmi që e ka shitur është Berisha, kur ta kuptoj do jetë vonë