Vuçiç dhe Lajçak në një qëndrim pas takimit: Biseda ishte e vështirë! S’ka marrëveshje pa Asociacion, parakusht për dialogun me Kosovën

Presidenti serb Aleksandër Vuçiç u takua ditën e djeshme me të dërguarin special të BE-së për dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, Miroslav Lajçak. Ky i fundit do të jetë në Beograd edhe ditën e sotme ku do të takohet sërish me presidentin serb.

Por pas takimit që patën ditën e djeshme, Vuçiç dha një deklaratë për mediat ku tha se ishte diskutuar mbi propozimin europian dhe formimin e Unionit të Komunave Serbe si dhe hapat e tjerë për normalizimin e marrëdhënieve mes serbëve dhe shqiptarëve.

“Presidenti Vuçiç theksoi se Serbia po punon me përgjegjësi dhe është e përkushtuar për të negociuar për të arritur kompromis dhe zgjidhje të qëndrueshme për një jetë normale dhe një të ardhme më të mirë për të gjithë qytetarët, me kufizime të përcaktuara qartë”, thuhet në deklaratë.

Të njëjtin qëndrim kishte edhe i dërguari special i BE-së, Miroslav Lajçak, i cili në një intervistë për televizionin serb tha se nuk ka marrëveshje pa Asociacion. Nga ana tjetër, Vuçiç tha formimi i Asociacionit është parakusht për normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve si dhe për sigurinë dhe mbrojtjen e të drejtave të popullit serb. Pas takimit, Vuçiç ka bërë të ditur në profilin e tij në Instagram se biseda ka qenë e vështirë dhe kuptimplotë.

“Ne do të vazhdojmë bisedimet për Kosovën dhe Metohinë dhe të ardhmen evropiane të Serbisë sonte dhe nesër. Rroftë Serbia!”, ka shkruar Vuçiç.

Ndërkohë Kurti është shprehur i gatshëm për firmosjen e një marrëveshje që do të sillte normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve. Por presidenti serb, ka mohuar kategorikisht mundësinë për arritjen e njohjes reciproke.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:18
Von der Leyen thirrje Prishtinës dhe Beogradit për dialogun: Palët të jenë konstruktive në bisedimet në vijim

1677422083_UvdLt.jpeg

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, tha në një intervistë se normalizimi i marrëdhënieve ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës është i një rëndësie të madhe, vendimtare për stabilitetin, sigurinë dhe prosperitetin e rajonit dhe se shpreson që të dyja palët “të kapin momentin” në dialog dhe të jenë konstruktiv në bisedimet e ardhshme.

E pyetur se cilat mund të jenë pasojat për të dyja palët nëse dialogu nuk sjell rezultate, ajo tha se duhet të presin negociatat dhe pastaj të shohin rezultatet.

Duke u ndalur në zgjerimin e Ballkanit Perëndimor, Von der Leyen nënvizoi se një gjë e tillë ka rëndësi gjeostrategjike.

“Mendoj se tani është një mundësi reale për të dyja palët që të përfitojnë nga momenti. Normalizimi është i një rëndësie të madhe, vendimtare për stabilitetin, sigurinë dhe prosperitetin e rajonit. Unë me të vërtetë shpresoj që të dyja palët të jenë shumë konstruktive në bisedimet në vijim”, u shpreh ajo.

Ora 11:17
Dialogu Kosovë-Serbi/ Lajçak në Beograd: Nëse nuk ka Asociacion, nuk ka marrëveshje

1677236295_laj.jpg

I dërguari special i BE-së për dialogun mes Beogradit dhe Prishtinës, Miroslav Lajçak thotë se nëse nuk ka Asociacion, atëherë nuk ka marrëveshje.

Në një intervistë për televizionin serb ka folur për parakushtet për zbatimin e planit që mund të sjellë marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë.

Miroslav Lajçak tha se propozimi i BE-së flet për normalizim, jo ​​për një lloj kapitullimi.

“Nëse nuk ka asociacion, nuk ka marrëveshje. Qëllimi është të kërkojmë një situatë të favorshme dhe të hapim derën evropiane”, tha Lajçak.

Në takimin në Ohër, synohet të arrihet një marrëveshje që ka mbështetje nga BE-ja. Lajçak ndodhet në Beograd prej ditës së djeshme ndërsa sot do të vijojë bisedimet me presidentin e Serbisë.

B.V/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Arbërori: 15/03/2023 09:14

    Ky flet si mësuesi i tij Putini, o e marrë Ukrainen o ska marrveshje….

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Norvegji, autobusi me 60 pasagjerë del nga rruga dhe përfundon në liqen! 3 të vdekur

Norvegji, autobusi me 60 pasagjerë del nga rruga dhe përfundon në liqen! 3 të vdekur