Vuçiç për Financial Times: Ushtria serbe s'do të hyjë në Kosovë, ne do tërheqim forcat tona nga ajo zonë! Sot kishim 7,500 trupa në kufi, do të reduktohen në 4,000

Vuçiç për Financial Times: Ushtria serbe s'do të hyjë në Kosovë, ne do tërheqim forcat tona nga ajo zonë! Sot kishim 7,500 trupa në kufi, do të reduktohen në 4,000

Aleksandër Vuçiç

Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç thotë se nuk ka ndërmend të urdhërojë forcat ushtarake të vendit të tij që të kalojnë kufirin në Kosovë, pavarësisht paralajmërimeve të zyrtarëve amerikanë për një rritje "të paprecedentë" nga Beogradi.

Në një deklaratë të lëshuar për Financial Times të shtunën, Aleksandar Vuçiç tha se ai do të tërhiqte forcat e Serbisë në zonë, sepse një përshkallëzim i konfliktit do të ishte kundërproduktiv për aspiratat e Beogradit për në BE.

“Pse kjo do të ishte e dobishme për Beogradin?” ka thënë Vuçiç. “Cila do të ishte ideja? Për të shkatërruar pozicionin tonë që kemi ndërtuar prej një viti? Për ta shkatërruar këtë brenda një dite? Serbia nuk do luftë”.

Të premten, zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, John Kirby, tha se SHBA-të kishin vënë re një “inskenim të paprecedentë të artilerisë, tankeve dhe njësive të mekanizuara të këmbësorisë serbe” në kufirin me Kosovën dhe e quajti atë një “zhvillim shumë destabilizues”.

“Ne i bëjmë thirrje Serbisë që të tërheqë ato forca nga kufiri dhe të kontribuojë në uljen e tensioneve”, tha Kirby, duke shtuar se Vuçiç dhe Antony Blinken, sekretari amerikan i shtetit, kishin folur për mënyrat për të qetësuar situatën.

Përpjekjet ndërkombëtare për të ulur tensionet janë rritur ditët e fundit pas një përleshjeje të dhunshme pranë manastirit të Banjskës në veriun me shumicë serbe të Kosovës, duke lënë të paktën katër persona të vdekur, duke përfshirë një polic të Kosovës. Kirby tha se sulmi ishte "i mirë-koordinuar dhe i planifikuar", duke shtuar se madhësia e një depoje armësh të gjetur më pas kërcënonte sigurinë e zyrtarëve të Kosovës dhe personelit ndërkombëtar, duke përfshirë trupat e NATO-s. Vuçiç tha për Finanacial Times se paralajmërimet e Uashingtonit ishin joproporcionale pasi numri i forcave serbe në terren po zvogëlohej.

“Vitin e kaluar kemi pasur 14,000 ushtarë pranë vijës administrative, sot kemi 7,500 dhe do ta reduktojmë në 4,000,” tha ai. “Dërgimi i trupave të Serbisë në vijën administrative është një gënjeshtër e pastër... Serbia nuk do të përfitonte prej saj pasi kjo do të rrezikonte pozicionin e saj në bisedimet e sponsorizuara nga BE-ja me Prishtinën. BE ka thënë se nuk do të pranojë Serbinë apo Kosovën në bllok derisa të normalizojnë marrëdhëniet.'- tha Vuçiç.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Arbëri: 30/09/2023 20:48

    Genjeshtrat e Milosevicit fashist, je i besueshëm o gjakpirës

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Studio Live/ Dosja 'Toyota Yaris', Petraj: Hetimet u mbyllën por nuk dihet origjina e parave! Softa: Ka mangësi, por besoj do kemi prova të reja

Studio Live/ Dosja 'Toyota Yaris', Petraj: Hetimet u mbyllën por nuk dihet origjina e parave! Softa: Ka mangësi, por besoj do kemi prova të reja