Vuçiç përmendi luftën në deklaratën për Kosovën, vjen reagimi i NATO-s: Të vendosur për ruajtjen e sigurisë

NATO është plotësisht e përqendruar për të ruajtur sigurinë në Kosovë. Ka qenë ky mesazhi i zyrtarëve të NATO-s, të pyetur për të dhënë një koment në lidhje me deklaratat e djeshme të Presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç, i cili tha se në Kosovë mund të ketë konflikt si në Nagorno Karabak, nëse përpjekjet për paqe dështojnë.

Ka qenë Radio Evropa e Lirë, e cila i ka kërkuar autoriteteve të Aleancës Trans-Atlantike një reagim për paralelen që kreu i shtetit serb bëri për luftën mes Armenisë dhe Azerbajxhanit dhe asaj që mund të ndodhë mes serbëve dhe shqiptarëve në Ballkan,

“Misioni i KFOR-it, i udhëhequr nga NATO-ja, mbetet plotësisht i përqendruar në zbatimin e mandatit nga Kombet e Bashkuara, për të ofruar siguri dhe liri të lëvizjes për të gjitha komunitetet në Kosovë.

Ne gjithashtu vazhdojmë të mbështesim dialogun midis Beogradit dhe Prishtinës, me ndihmën e BE-së, si zgjidhje të vetme të përhershme politike për stabilitetin në Kosovë dhe në rajonin e gjerë të Ballkanit Perëndimor”, ka thënë një zyrtar i NATO-s në një përgjigje me shkrim për Radion Evropa e Lirë.

Një deklaratë për gazetarët e presidentit serb Aleksandër Vuçiç, i cili nënvizoi se nuk dëshiron konflikt të ngrirë me Kosovën, ndërsa për ta ilustruar pasojat që mund të ketë sipas tij ka përmendur luftën që po zhvillohet në Nagorno Karabak ndërmjet Azerbajxhanit dhe Armenisë, duke thënë se si “nga një konflikt i ngrirë prej 30 vjetësh mund të shpërthejë lufta”, ka shkaktuar reagime të ashpra si në Kosovë ashtu edhe në Shqipëri.  

Autoritetet më të larta të dy shteteve i kanë quajtur të papranueshme deklarata të tilla të rrezikshme.

er.k./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Lavdi: 13/11/2020 23:18

    Ku je o i Madhi Enver Hoxha?!..Strategu e Udhëheqësi e AtDheDashnori ma i Madh..si IskanderBegu!!..Shqipnia ishte Shqiponjë e pamposhtur..me Ushtrinë Popullore!

    Përgjigju
    • PlanDemic: 14/11/2020 20:26

      ...ishte Shqiponjë e pamposhtur!!! Kunder Shqipetareve, ne rradhe te pare, per te tjeret nuk ka deshmuar!!! Duhet te kuptohet ndertimi istrategjik i bunkerve!!! Ai ndertoi bunkere jo vetem pergjat KUFIRIT!!! kjo e spjegon te teren!!!

  • Gege Kosova: 13/11/2020 11:21

    Vuçiq! Mire eshte thene,Edhe dy ushtare amarikane, miqve tane, te mbeten ne Kosove,Apo, edhe vetem dy shqiptare te jetojne ne trollin etink kombetare te Kosoves.Ardhja e juaj behet e pamundur.Kete nuk e lejon as mallkimi historik i kesaj toke te djegur dhe i ketij populli te ndjekur.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Rama njoftoi se do e mbyllë, personazhet shqiptarë të TikTok-ut gjejnë zgjidhjen tek një tjetër aplikacion

Rama njoftoi se do e mbyllë, personazhet shqiptarë të TikTok-ut gjejnë zgjidhjen tek një tjetër aplikacion