Paralajmërimi i Vuçiç për konflikt me Kosovën, Majko: Jeta e dyfishtë e Serbisë në marrdhëniet ndërkombëtare, rrezik real për stabilitetin rajonal

Paralajmërimi i Vuçiç për konflikt me Kosovën, Majko: Jeta e dyfishtë e Serbisë në marrdhëniet ndërkombëtare, rrezik real për stabilitetin rajonal

Ministri i Shtetit për Diasporën, Pandeli Majko dhe Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç

Ministri i Diasporës, Pandeli Majko ka reaguar ndaj një deklarate të Aleksandër Vucic i cili tha se mund të kenë një konflikt me Kosovën nëse nuk arrihet një marrëveshje.

Përmes një postimi në Facebook, Majko shkruan se Vucic ka bërë një paralelizëm mes luftës së ngrirë Nagorni Karabakut dhe Kosovë-Serbi.

Për Majkon, jeta e dyfishtë e Serbisë në marrdhëniet ndërkombëtare është rreziku real për stabilitetin rajonal.

Më herët gjatë ditës së sotme, Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç ka thënë që konflikti në Nagorno-Karabak ka treguar shembull se si është një konflikt i ngrirë dhe që kur dikush e shkrin atë, mund të përshkallëzojë një katastrofë të vërtetë.

Por ai vijon se porosia më e rëndësishme është porosia e paqes, dialogut dhe dëshirës që të vazhdojmë bisedimet me Prishtinën pasi në të kundërtën mund të na ndodhë ndonjë konflikt.

“Por, porosia më e rëndësishme është porosia e paqes, dialogut dhe dëshirës që të vazhdojmë bisedimet me Prishtinën dhe ta kuptojmë që zgjidhja më e mirë e mundshme është përmes dialogut. Është më mirë që ta arrijmë më herët sesa vonë. Në të kundërtën mund të na ndodhë ndonjë konflikt”, ka theksuar Vuçiç.

Postimi në Facebook i Pandeli Majkos:

Deklarimi i Presidentit të Serbisë për karakterizimin e marrdhënieve me shtetin e Kosovës me statusin e konfliktit të ngrirë të Nagorni Karabakut është i papërgjegjshëm!

Jeta e dyfishtë e Serbisë në marrdhëniet ndërkombëtare është rreziku real për stabilitetin rajonal! Presidenti Vucic përcaktoi se konflikti me shqiptarët nuk ka mbaruar ende dhe e konsideron atë "të ngrirë” (!)

Deklarimi i Presidentit serb për “konfliktin e ngrirë” është shmangie e deklaratës së firmosur në Shtëpinë e Bardhë dhe procesit të integrimit europian.

Mendje të ftohta logjistike në Serbi e kuptojnë gatishmërinë e shqiptarëve në disa shtete në se dikush i shkon pas idesë se skenarit të konfliktit. Atij do ti dihet fillimi por jo fundi!

E.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • FATMIRI: 13/11/2020 09:55

    A ZH NE GJUKATEN E HAGES NUK SHKOHET SIPAS DESHIRES POR PO TE JESH PJESE E AKTAKUZES ME CILESIN E DESHMITARIT PASTAJ KA DISA RREGULLA TE TJERA QE TI NUK I DI SE JE I VOGEL AKOMA O TYÇ I PD KE NE TREG LIBER PER TE DREJTAT CIVILE DHE PENALE NDERKOMBETARE PER KRIME LUFTE MERE DHE LEXOJE MOS QENDRO NE KLUB DUKE ARDHUR VERDALL TER DITEN O INJORANT NA RROFSH TRAPIN

    Përgjigju
  • A...Zh: 13/11/2020 08:10

    Z. Majko, leri statuset e pallavrat po shko ne Hage si deshmimtar e mbro UCK-ne se gjate luftes ne Kosove ke qene KM.

    Përgjigju
  • dulja: 13/11/2020 05:25

    ku e kini ushtrine tashi e te kercenojne fqinjet sa majtas edjthtase pse nuke bashkohemi me Kosoven e le te loze serbia mbasaje

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Rama njoftoi se do e mbyllë, personazhet shqiptarë të TikTok-ut gjejnë zgjidhjen tek një tjetër aplikacion

Rama njoftoi se do e mbyllë, personazhet shqiptarë të TikTok-ut gjejnë zgjidhjen tek një tjetër aplikacion