Vuçiç & Poposki: Serbia dhe Maqedonia të vendosura për bashkëpunimin dypalësh


/ATSH-TANJUG/ - Kryeministri serb, Aleksandar Vuçiç dhe ministri i Jashtëm maqedonas, Nikola Poposki konfirmuan dje se dy vendet janë të vendosura për zhvillimin e mëtejshëm të marrëdhënieve dypalëshe në të gjithë sektorët me rëndësi reciproke.
"Tashmë që Serbia dhe Maqedonia po përballen me fluksin e rritur të refugjatëve nga Lindja e Afërme dhe ajo e Mesme, Beogradi është i gatshëm të vazhdojë bashkëpunimin me Shkupin dhe me vendet partnere të BE-së për zgjidhjen e kësaj çështjeje të nxehtë", deklaroi Vuçiç.
Vuçiç dhe Poposki nënvizuan rëndësinë e ruajtjes së paqes dhe stabilitetit në Ballkan dhe ranë dakord që të vazhdojnë të mbështesin njëri-tjetrin në rrugën drejt integrimit në BE.
"Dy zyrtarët e lartë konfirmuan qëllimin për forcimin e marrëdhënieve ekonomike", thuhet në deklaratën e rastit të qeverisë serbe.

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Australi, program kundër izolimit social