Qytetarët kanë dalë në rrugët e disa qyteteve të Serbisë për të festuar fitoren e Listës Studentore në zgjedhjet e parakohshme parlamentare, pasi Aleksandër Vuçiç pranoi humbjen.
Sipas mediave serbe, festime janë zhvilluar në Beograd dhe në qytete të tjera. Në kryeqytet, qytetarët janë mbledhur në rrugë dhe sheshe, ndërsa një grup ka kaluar kordonin e policisë pranë ndërtesës së Komisionit Zgjedhor. Policia ka hequr barrierat.
Festimet nisën pas deklaratës së Vuçiçit se Lista Studentore kishte fituar zgjedhjet. Sipas organizatës CRTA, studentët kanë marrë 51.47% të votave, ndërsa lista e Vuçiçit 40.42%. Rezultatet përfundimtare zyrtare ende nuk janë shpallur.
Lajmi kryesor:
Pjesëmarrje rekord në zgjedhjet në Serbi, Vuçiç pranon humbjen pas 12 vitesh në pushtet: Fituan studentët! Shqiptarët në garë për mandatin e tretë









