Vuçiç pranon: Milan Radoiçiç ndodhet brenda në Serbi, nuk është i plagosur

Vuçiç pranon: Milan Radoiçiç ndodhet brenda në Serbi, nuk është i plagosur

Milan Radoiçiç

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha se nënkryetari i Listës Serbe, Millan Radoiçiç, gjendet në territorin “e Serbisë qendrore” por mohoi se është i plagosur

Kosova akuzon Radoiçiç se ka udhëhequr dhe ka marrë pjesë në sulmin më 24 shtator ku u vra një polic i Kosovës dhe tre sulmues të dyshuar.

Në një intervistë për Radio Televizionin e Serbisë, Vuçiç tha se Radoiçiqi gjendet në territorin “e Serbisë qendrore” dhe mohoi se është i plagosur.

Kosova ka akuzuar Radoiçiqin se ka udhëhequr grupin e armatosur që sulmoi policinë e Kosovës të dielën e 24 shtatorit kur dhe u vra një polic i Kosovës dhe tre sulmues të dyshuar.

“Millan Radoiçiç kurrë nuk është fshehur, kurrë nuk është turpëruar për rolin e tij... në diçka që ka ndodhur që nuk është në të mirë të Serbisë apo që nuk i ka sjell dobi Serbisë. Ai e konsideron veten luftëtar të lirisë. Kurrë nuk ka hequr dorë nga shokët e tij dhe kurrë nuk do ta bëjë, por ka gjëra dhe pyetje që ai duhet t’iu përgjigjet”, tha presidenti serb.

I pyetur për vërtetësinë e videos dhe nëse Radoiçiç ishte në Banjskë, Vuçiç tha se kjo do të përcaktohet nga autoritetet kompetente.

Kur u pyet për qëllimin e grupit të armatosur që sulmoi policinë e Kosovës, Vuçiç tha:

“Si mund ta di këtë, por jam i sigurt se ata shkuan të ruanin shtëpitë e tyre dhe u përgatitën për sulme në të ardhmen”.

Sa i takon Ditës së zisë Vuçiç ka thënë po mban zi se jo vetëm për tre terroristët e vrarë serbë në Kosovë, por edhe për policin e Kosovës, Afrim Bunjaku që u vra nga ky grup terrorist në Banjskë të Zveçanit më 24 shtator.

“Nga pikëpamja e kushtetutës serbe, të gjithë janë qytetarë të vendit tonë. Serbia po shënon Ditën e Zisë për tre serbët dhe për policin e vrarë. Mendoj se është një vendim i civilizuar, serioz dhe i përgjegjshëm”, tha Vuçiçi


Lajmi kryesor:

Dita e zisë në Beograd, Vuçiç sulmon Ramën: S'është hera e parë që nuk thotë të vërtetën! Po mbajmë zi dhe për policin e vrarë në Kosovë


S.G/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Nga ulja 30% e taksës mbi ndërtesën, pezullimi i financimit të inceneatorit, Teliti prezanton 27 amendimet e PD për buxhetin e Tiranës

Nga ulja 30% e taksës mbi ndërtesën, pezullimi i financimit të inceneatorit, Teliti prezanton 27 amendimet e PD për buxhetin e Tiranës