Vuçiç dekoron ish të dërguarin e SHBA-ve për dialogun Kosovë-Serbi! E kryqëzon opozita serbe: Sjellje fëmijërore
Richard Grenell dhe Aleksandër Vuçiç
SERBI- Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç është vënë në qendër të kritikave nga opozita serbe pasi ka dekoruar ish të dërguarin e posaçëm për dialog në Kosovë e Serbi, Richard Grenell. Sipas mediave serbe, Vuçiç do e dekorojë me ‘Urdhër të Flamurit Serb’.
Nderimi për Grenellin u bë për shërbime të dalluara në zhvillimin dhe forcimin e bashkëpunimit paqësor dhe marrëdhënieve miqësore ndërmjet Republikës së Serbisë dhe SHBA-së.
“Një nga të paktët që u përpoq të kishte një qasje të balancuar, u përpoq të dëgjonte palën serbe, avokoi që zëri i Serbisë të dëgjohej”, tha Vuçiç. I pyetur nëse Qeveria e Serbisë e ka paguar Grenellin për lobim, presidenti i Serbisë tha: “Nuk mendoj se po, por unë nuk jam në Qeveri”.
Mirëpo, nderimi i Grenellit në Serbi po shihet si veprim “fëmijëror” i Vuçiçit. Biljana Stojkoviç, profesoreshë në Universitetin e Beogradit dhe kryetare e partisë Zajedno, thotë për "Danas" se është mjaft e varfër dhe foshnjore për të kuptuar se çfarë përfaqësojnë dekoratat dhe cilat duhet të jenë arsyet për dhënien e njëfarë mirënjohjeje.
Aris Movsesijan, ish-kryetar i Partisë së Re, thotë për Danas se lajmi i mirë është se presidenti Aleksandar Vuçiq të paktën ndonjëherë bën punën e tij.
Edhe analistë të tjerë kanë komentuar duke thënë se Grenelli do ta ketë tashmë derën të mbyllur.
G.MO//Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
20 Nëntor, 13:18
Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?
-
T'i mbyllë
80.7%
-
Vendos filtra
16.4%
-
Nuk e di
2.9%
Vota total: 7392
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Reuters: Trump mund të emërojë Richard Grenell të dërguar të posaçëm për konfliktin mes Rusisë dhe Ukrainës
23 Nëntor, 10:20
-
Diplomati amerikan: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit
23 Nëntor, 08:50
-
‘S’është koha për bashkim me Shqipërinë’, Kurti: Qëllimi i Serbisë është hakmarrja, duhet të jemi të përgatitur për këtë
22 Nëntor, 10:32
-
‘Janë të pavërteta’, Policia e Kosovës mohon se e ka kaluar kufirin me Serbinë
21 Nëntor, 20:12
-
BE-ja i kërkon Serbisë ta sqarojë pasivizimin e adresave të shqiptarëve në Luginë
21 Nëntor, 16:02
-
Serbi/ 11 të arrestuar, për shembjen e çatisë në stacionin e trenit në Novi Sad që vrau 15 persona
21 Nëntor, 13:56
-
Qeveria e Kosovës akuzon Serbinë për legjitimim të diskriminimit të shqiptarëve
20 Nëntor, 21:37
-
Osmani i kthen dy ligje Kurtit, presidentja kërkon rishqyrtim për Këshillin e Sigurisë dhe mbrojtjen e konsumatorit
20 Nëntor, 09:42
-
Vuçiç konfirmon se do të vizitojë Moskën në muajin Maj
19 Nëntor, 23:02
-
Policia konfiskon armatim në veri, dyshon për lidhje me rastin Banjska
19 Nëntor, 15:54
-
Media: Putin ka ftuar Vuçiçin për vizitë në Moskë
18 Nëntor, 20:19
-
Abazoviç: Roli i Shqipërisë, i rëndësishëm për stabilitetin në rajon
16 Nëntor, 15:48