Vuçiç: Vendos deri në fundjavë 
nëse e pres Edi Ramën në Serbi!
Rama: Unë gati të shkoj...por ftesa në dorën e tyre!
Vuçiç: Vendos deri në fundjavë <br />nëse e pres Edi Ramën në Serbi!<br />Rama: Unë gati të shkoj...por ftesa në dorën e tyre!<br style=

TIRANE - Vizita e Kryeministrit Edi Rama në Beogradin zyrtar vihet në pikëpyetje nga autoritetet serbe.

“Do të vendos deri në fundjavë nëse do të pres apo jo kryeministrin e Shqipërisë”. Kështu deklaroi kryeministri serb, Aleksandër Vuçiç në një intervistë për agjensinë e lajmeve Reuteres në lidhje me vizitën e paralajmëruar të homologut shqiptar Edi Rama më 22 Tetor.

"Ne nuk kemi frikë nga bisedimet, por mua më duket se dikush nuk dëshiron të bisedoje, por do të kërcënojnë Serbinë për të nxitur destabilitet rajonal. Por unë mund ta shoh në sy atë (Ramën) dhe këdo tjetër", deklaroi Vuçiç.  Ne diten e dyte te axhendes zyrtare Rama udheton edhe ne Luginen e Presheves...A eshte kjo nje nga arsyet qe vizita e tij ne Serbi po vihet ne pikepyetje?

Rama: Shqiperia e Madhe, makthi juaj, jo projekti yne
Nuk ka vonuar shumë dhe kryeministri Edi Rama i është përgjigjur deklaratës së kreut të qeverisë serbe Aleksandër Vuçiç. Përmes një statusi në rrjetet sociale Rama thotë se nuk ka asnjë projekt të qeverisë shqiptare për të synuar Shqipërinë e Madhe dhe se ky është vetëm një makth i Serbisë.

"Serbia Normale do jete realitet veç kur Serbia Reale do kuptoje se Shqiperia e Madhe eshte makthi i tyre jo projekti yne", shkruan Rama.
 
Kështu Rama i është përgjigjur edhe presidentit serb Tomislav Nikoliç i cili pas ndërprerjes së ndeshjes në mes të Serbisë dhe Kosovës tha se Shqipëria nuk do të jetë kurrë shtet normal.

Autoritetet e larta serbe nuk hezituan ta quajnë një “projekt për Shqipërinë e Madhe” dhe kërcënim për Serbinë, flamurin e valëvitur mbi Beograd me hartën e Shqipërisë etnike dhe dy heronjtë tanë kombëtarë Ismail Qemali dhe Isa Boletini. Flamur që mesa duket u bë shkaku për vënien në pikëpyetje të vizitës së kryeministri Rama në Beograd më 22 Tetor.

Sulmohen sipermarrjet shqiptare, Vuçiç: Denime te ashpra per pergjegjesit!
Numri një i qeverisë serbe ka dënuar valën e sulmeve ndaj bizneseve shqiptare të ndodhura dy ditë pas incidentit të ndodhur në stadiumin “Partizani “të Beogradit. Vuçiç tha se ata që janë përgjegjës do të dënohen "me ashpërsi maksimale", megjithate kete e ben per nje tjeter arsye!

"Unë jam duke u bërë thirrje serbëve që të mos veprojnë në mënyrë të papërgjegjshme. Detyrimi ynë është të tregojmë diferencën midis nesh dhe atyre, për të treguar që ne jemi më të përgjegjshëm, që respektojnë të drejtat e pakicave kombëtare dhe të drejtave të njeriut në vendin tonë", deklaroi Vuçiç. 

Huliganët serbë sulm bizneseve shqiptare, asnjë i arrestuar

Incidenti i fundit dhe deklaratat nga të dyja palët po kërcënojnë të prishin udhëtimin e kryeministrin shqiptar, Edi Rama në Beograd. 

Shefi i qeverisë shqiptare tha të enjten se ai ishte "shumë i vendosur" për të shkuar përpara me vizitën 22 tetorit, e para nga një kryeministër shqiptar që pas vizitës së Enver Hoxhës në vitin 1947. 

Edi Rama konfirmon vizitën në Serbi: Mos nxitemi nga urrejtja

“Reuters” shkruan se të dyja palët kanë shkëmbyer akuza se janë ato ideatorët e incidentit, madje kanë thirrur dhe ambasadorët përkatës.

Gjithcka nisi me mbremjen e 14 Tetorit gjate ndeshjes Serbi-Shqiperi e vlefshme per eliminatoret e kampionatit europian France 2014, kur valevitja e flamurit me Shqiperine e Madhe ngjalli dhunen e tifozeve serbe, te ashtuquajtur huligane. Lojtaret e kombetares shqiptare u lenduan nga tifozet te cilet u futen ne mesin e fushes se blerte dhe nuk u ndaluan nga forcat e policise serbe. Madje sipas kuqezinjve, ata u qelluan edhe nga police serbe!. Incidenti ka nxjerrë në pah tensione të vjetra midis dy vendeve, teksa këtë të enjte, Ministri i Brendshëm i Serbisë deklaroi se “Shqipëria nuk ishte mjaftueshëm e pjekur për t’ju bashkuar Bashkimit Evropian”, duke intensifikuar luftën e fjalëve mbi çështjen e dronit te telekomanduar qe valeviti flamurin e Shqiperise etnike ne Serbi.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria hap negociatat me BE për kapitullin 1, kur do ndodhë integrimi?



×

Lajmi i fundit

Kapiteni Elseid Hysaj: Goli i dytë na 'preu' këmbët, edhe mund të fitonim

Kapiteni Elseid Hysaj: Goli i dytë na 'preu' këmbët, edhe mund të fitonim