Vuçiç: Nuk do ta njohë Kosovën brenda kufijve të saj aktual, Albin Kurti i vështirë, Peter Handke intelektual i vërtetë

Presidenti serb Aleksandër Vuçiç në një intervistë për gazetën "Standard" të Vjenës përjashtoi çdo mundësi që Beogradi ta njohë Kosovën brenda kufijve të saj aktual.

Ai tha se “ ka të ngjarë që Beogradi të mos e njoh fare Kosovën”, edhe pse, sipas tij, ai ka dëgjuar nga Shtetet e Bashkuara se BE kishte ndryshuar pozicionin e saj dhe mund të kërkonte njohje nga Beogradi.

I pyetur nëse Serbia do ta njohë ndonjëherë Kosovën si një anëtar të barabartë të bashkësisë ndërkombëtare, Vuçiç u përgjigj se ishte një pyetje e vështirë për serbët.

"Sidoqoftë, ne duam të dëgjojmë se çfarë thonë ata (negociatorët e Prishtinës).  Padyshim që ne duam të dëgjojmë se çfarë do thotë BE. Deri më tani, BE-ja nuk ka patur asnjë kusht për Serbinë," tha Vuçiç.

"Megjithatë, ne kemi dëgjuar nga amerikanët se BE ka ndryshuar qëndrim, por gjithsesi duam ta dëgjojmë nga goja e tyre. Unë nuk mund të përjashtoj faktin që BE do të kërkojë njohje, por deri më tani nuk e ka bërë këtë," shpjegoi ai.

Vuçiç tha se ideja e BE-së ishte një marrëveshje model sikurse midis dy shteteve gjermane, pa një njohje zyrtare nga Beogradi, i cili, siç theksoi ai, do të kishte qenë më i lehtë për Serbinë.

I pyetur nëse njohja e Beogradit për Kosovën mund të përshtatet brenda kufijve ekzistues, Vuçiç deklaroi: "Unë mund t'ju them se pothuajse e përjashtoj atë".

I pyetur nëse kjo do të thoshte se kjo mund të bëhej vetëm duke ndryshuar kufijtë ose duke shkëmbyer territore, ai u përgjigj se nuk e dinte se çfarë do të ndodhte.

“Nuk ka shumë të ngjarë që ne do ta njohim Kosovën. Unë nuk mendoj se kjo do të ndodhë, por ne nuk mund të mbyllim derën e dialogut”.

“Nuk mund të ndodhë që njëra palë të marrë gjithçka - njohjen, territorin tonë dhe njerëzit tanë. Çfarë do të merrte Serbia? Anëtarësimin e mundshëm në BE pas dhjetë vitesh? Dhe kush do ta garantonte këtë?”.

Ai theksoi se ekziston vetëm një kusht për vazhdimin e dialogut.

"Prishtina duhet të heqë taksat dhe për këtë arsye duhet të diskutojmë gjithçka pa parakushte”.

Ndërsa në lidhje me deklaratën e Albin Kurtit se është i gatshëm të heq taksat, por dëshiron që Serbia të njohë targat e Kosovës, Vuçiç u përgjigj se drejtuesi i Vetëvendosjes padyshim që nuk e kishte lexuar marrëveshjen e mëparshme në lidhje me këtë çështje.

Ndërsa teksa ka komentuar ardhjen e Kurtit në pushtet dhe mundësinë e rinisjes së dialogut, Vuçiq ka thënë se ndjehet i frikësuar me një zhvillim të tillë dhe ndikimin që mund të ketë në dialog, pasi që sipas tij, deklaratat e fundit të bëra nga kreu i VV’së “janë tri herë më të këqija sesa të Ramush Haradinajt e Hashim Thaçit”.

I pyetur gjithashtu pë fituesin e çmimit Nobel, Peter Handke, Vuçiç tha se “E kam uruar dhe kam dëshirë të lexoj librat e tij për Serbinë para se të na vizitojë së shpejti. Nuk dua ta gjykoj por ka të drejtë kur thotë se ne serbët kemi humbur më shumë jetë njerëzish nga bombardimet, shkatërruam vendin dhe humbëm 30 vite ekonomi duke pasur tani të njëjtin prodhim kombëtar si në vitet ’90.”
Sipas Vuçiç, Handke ka treguar se si duhet të sillet një intelektual i vërtetë, që i qëndron pozicionit të vet pavarësisht paragjykimeve dhe cenimit moral.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • adamo311: 22/10/2019 20:37

    23.-24. tetor 39 SULME ne 5-se qytete: London, Manchester, Paris, Barcelona dhe Amsterdam??? Ju lutem jeni te kujdesshem!!!

    Përgjigju
  • Trepqa: 22/10/2019 13:49

    Trepqa

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Tentoi të vriste 47 vjeçarin në Fier, arrestohet pas 3 vitesh

Tentoi të vriste 47 vjeçarin në Fier, arrestohet pas 3 vitesh