Vuçiç zbulon përplasjen me Thaçin: I fola serbisht dhe i thashë telefono SHBA po të duash, s’të jap asgjë

Vuçiç zbulon përplasjen me Thaçin: I fola serbisht dhe i thashë telefono SHBA po të duash, s’të jap asgjë

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka folur për ecurinë e Samitit të Brdo-Brijonit  dhe përplasjen me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçin.

Gazeta serbe 'Novosti’, shkruan se Vuçiç ka thënë se i ka bërë thirrje Ramës e Thaçit që të ndalin deklaratat për unifikimin e shqiptarëve.

“Unë iu thashë atyre, mblidhni mendjen, ju duhet t’i drejtoheni dialogut, sepse ky nuk është një teatër ku ju flisni për ëndrra rreth bashkimit kombëtar”, është shprehur ai.

Sa i përket deklaratës së Thaçit, për ndërhyrjen e SHBA në zgjidhjen e problemit për çështjen e kufirit Kosovë- Serbi, Vuçiç tha:  Unë i thashë, nuk ia vlen, ju mund të telefononi Kolina Grabar Kitaroviçin, Borut Pahorin e Andrej Dudën, dhe amerikanët, por pyetja është që këto janë vetëm raporte ndërmjet serbëve dhe shqiptarëve dhe ne duhet të zgjidhim këtë.

Lideri serb ka treguar po ashtu edhe përplasjen që ka pasur me presidentin e Kosovës.

“E pyeta edhe Thaçin: Çfarë po bën, a ke ardhur me ata amerikanët, a po të ndihmon dikush? Ia thash në gjuhën serbe. Ju nuk mund ta bëni një gjë të tillë, nuk mund ta bëni. Unë nuk do t’iu jap asgjë për të cilën keni folur, dhe çfarë do të bëjmë tani?”, është shprehur Vuçiç.

Sa i përket shtërngimit të duarve me Hashim Thaçin, ai u shpreh se nuk është asgjë zyrtare.

B.K./G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Kosova mbyll dy ndërmarrje publike serbe në veri! Sveçla: Grumbullonin pagesa në mënyrë të paligjshme!

Kosova mbyll dy ndërmarrje publike serbe në veri! Sveçla: Grumbullonin pagesa në mënyrë të paligjshme!