Vula e PD/ Lapardhaja: Me cilin ‘sy’ e lexon Rithemelimi vendimin e Gjykatës së Lartë, me atë me xham apo atë pa xham?!
Sali Berisha dhe Lulzim Basha
E gjithë retorika e Rithemelimit është e ngritur mbi propagandën dhe mashtrimin.
Ashtu si i gënjyen demokratët për revolucion dhe për rrëzim të qeverisë dhe pastaj përfunduan te pazari me Edi Ramën, vijojnë t'i gënjejnë paturpësisht për vendimin e Gjykatës së Lartë, edhe pse aty është e shkruar qartë dhe kushdo mund ta lexojë.
Vetëm nëse lexojnë te relacioni i kësaj gjykatë, pretendimet e tyre, mund të kenë të drejtë, por gjykata i përfshin pretendimet e të gjitha palëve dhe në fund shpreh konkluzionin e saj.
Gjykata e Lartë nuk jep vendime për vulën dhe logon e PD, por ajo merr në shqyrtim dhe analizon vendimin e Apelit.
Dhe thelbi i relacionit dhe vendimarrjes së Gjykatës së Lartë është ky: nëse Apeli e ka njohur Alibeajn dhe Bashën si palë në proces, pse e ka kthyer çështjen për rigjykim dhe nuk e ka dhënë vendimin në favorin e tyre.
Ndaj, pas njohjes së PD zyrtare si palë në proces, Gjykata e Lartë çmon pikërisht rishqyrtimin e çështjes në Apel me një trup tjetër gjykuese.
Ky është thelbi i vendimit të Gjykatës së Lartë. Vendimi është publik dhe mund të lexohet prej të gjithëve.
Fatkeqësisht propaganda "qorri.net" e Berishës vijon të gënjejë dhe të tallet mëngjes e mbrëmje me demokratët. Gjykata nuk shprehet mbi pretendimet e shumicës apo pakicës, por mbi aktet, procedurat dhe ligjet.
SI.E./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
24 Janar, 09:42
Sa i drejtë do të jetë procesi i primareve në PD?
-
Shumë
16.7%
-
Pak
9.4%
-
Aspak
73.9%
Vota total: 180
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Berisha flet me nostalgji për Enver Hoxhën: Në regjimin e tij pasuritë ishin të shtetit, kurse sot të këtyre hajdutëve (vetë i pandehur për aferën 'Partizani')
24 Janar, 21:52
-
A do bashkohen partitë e reja? Kulluri: Jemi të hapur! 3 arsye pse jo me PD-në! Shabani për përplasjen Qori-Lapaj: Luftë egosh
24 Janar, 20:13
-
Pret vulën e PD në rekurs, Lulzim Basha ‘blen’ parti për 11 majin! E regjistruar që prej '95-ës, Konservatorët i ‘dorëzohen’ Koalicionit Euroatlantik (DOKUMENTI)
24 Janar, 20:03
-
Sherri në PD, Kara: Berisha po bën Primare me vulë të vjedhur, po kërkon alibi për humbjen e zgjedhjeve! Kuçana: Të gjithë drejtuesit e partisë t’i nënshtrohen garës
24 Janar, 19:05
-
Afera 'Partizani'/ SPAK i jep leje Berishës që të mos paraqitet të hënën e 3 shkurtit: Do udhëtojë në Gjermani, e ka ftuar CDU
24 Janar, 16:34
-
Primaret/ Dorëhiqet kryetarja e degës së Himarës: Sipas udhëzimit të partisë, mora vendimin të konkurroj! Kjo, e vetmja rrugë
24 Janar, 15:14
-
Lulzim Basha ‘huazon’ parti tjetër për zgjedhjet, Gjykata e Tiranës: S'ka kërkesë për regjistrimin e Endri Hasës si kryetar të ndonjë partie
24 Janar, 11:55
-
Ndryshime në Kod për votën e diasporës, Krashi kritika: Pas 4 muajsh, u kujtuam që e kemi bërë gabim! Shehi: S’e çan dot pushtetin, ‘tasin e supës’ e kanë PS e PD
23 Janar, 22:25
-
Spahiu: Berisha refuzoi votën elektronike, që komisionerët e PD-PS të vjedhin votat e partive të reja! Vota e Diasporës s'është e fshehtë, do kompromentojë zgjedhjet
23 Janar, 21:54
-
Berisha thërret të deleguarit e PD për Tiranën dhe u mban fjalim të gjatë për... 2 ditët e qeverisjes së Trump! Nuk harron edhe Sorosin
23 Janar, 20:06
-
Ylli Pata: Pse po i mënjanon Berisha krerët e degëve të PD?
23 Janar, 19:59
-
Basha: PL në negociata me PD për një listë, isha kundër mbylljes së tyre! Hasanaj: Berisha dhe Meta problemi kryesor! Islami: Votim si në diktaturë, s’do ketë zgjedhje
23 Janar, 18:24