Vulin: Deklarata e Thaçit, përpjekje
për të mos e vazhduar më dialogun

Vulin: Deklarata e Thaçit, përpjekje<br />për të mos e vazhduar më dialogun
BEOGRAD - Ministri i Punës dhe Çështjeve  Sociale në Qeverinë e Serbisë, Aleksandar Vulin, komentoi deklaratën e zëvendës kryeministrit dhe ministrit të Jashtëm të Kosovës, Hashim Thaçi, se Kosova do të padisë Serbinë për gjenocid, tha se beson që kjo është një përpjekje për të mos vazhduar bisedimet në Bruksel. 

"Nëse zoti Thaçi me të vërtetë është serioz me këtë deklaratë, atëherë kjo do të thotë se bisedimet në Bruksel nuk do të vazhdojnë dhe se ata nuk duan që të vazhdojnë, sepse nuk mund të negocioni dhe të padisni dikë për gjenocid. Në veçanti, këtë nuk mund ta bëni kur jeni pjesë e një vendi, dhe ne nuk e njohim Kosovën", tha ministri Vulin për Anadolu Agency, gjatë vizitës së tendës së Zyrës për Kosovë në Panairin e 37-të Ndërkombëtar të Turizmit në Beograd.

Ai në vazhdim tha se nuk mund të pritet nga Serbia "që të rrijë e qetë, të heshtë dhe dhe të dëgjojnë dikë që e padit për gjenocid, dhe gjakftohtë të bisedoj me këta njerëz" dhe nuk bëjnë asgjë që të përpiqet për të mbrojtur interesat e veta dhe shtoi se: "Nëse zoti Thaçi, të cilin siç e shohim shumë të ashpër dhe nuk tregon tendencë për tu qetësuar, mund të thuhet se kjo është për qëllimet e tyre të brendshme politike dhe se kjo është vetëm një vazhdim i konfliktit brenda komunitetit shqiptar, atëherë edhe këtë mund ta kuptojmë."

Duke komentuar tendën të cilën vizitoi, Vulin tha se "Kosova ka shumë për të ofruar në aspektin e turizmit": "Për aq sa ne skijojmë në Brezovicë, në atë masën të cilën ne vizitojmë në Zubin Potokun ose të shkojmë në Graçanicë ose në Lartësitë e Deçanit, në atë masë Serbia vërtet do të jetë e pranishme në Kosovë dhe në atë masë jeta jonë do të ketë më shumë kuptim për Kosovën".

Zëvendës Kryeministri dhe Ministri i Jashtëm i Kosovës, Hashim Thaçi në një intervistë ekskluzive për Anadolu Agency pohoi se Kosova në një moment të caktuar kur të jenë  krijuar rrethanat e brendshme dhe ndërkombëtare do të kërkojë dëmshpërblime lufte nga Serbia. Gjithashtu Thaçi ka deklaruar se Kosova ka prova që Serbia ka kryer gjenocid.

Marrë nga Anadolu Agency

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Zgjedhjet e pjesshme në Himarë, s’u lejuan të votonin me karta të skaduara, reagon Omonia

Zgjedhjet e pjesshme në Himarë, s’u lejuan të votonin me karta të skaduara, reagon Omonia