Vulin: Ivanoviç e  e arrestuar
në Kosovë të mbrohen në liri

Vulin: Ivanoviç e  e arrestuar<br />në Kosovë të mbrohen në liri
KLINE - Ministri për Kosovën në qeverinë e Serbisë, Aleksandër Vulin, ka kërkuar nga organet e drejtësisë në Kosovë që serbëve të arrestuar këtu t’u mundësohet e drejta për t’u mbrojtur në liri, ka raportuar B92.
 
Gjatë vizitës në Klinavç, në komunën e Klinës ai ka rikujtuar që janë arrestuar lideri i SDP-së Oliver Ivanoviç, koloneli i pensionuar policor Dragolub Delibashiç, e para tyre edhe Laza Laziç dhe Zharko Veselinoviç të cilët janë arrestuar para disa muajsh.
 
“Zyra për Kosovën është duke bërë krejt çka është e mundur, siguron avokat për secilin prej tyre, mbulon shpenzimet e gjyqit, por kjo as për së afërmi nuk është e mjaftueshme nëse edhe bashkësia ndërkombëtare nuk angazhohet dhe nuk e shiko natyrën e të gjitha këtyre rasteve, nëse nuk ua mundëson që të gjithë këta njerëz, nëse asgjë tjetër, bile të mbrohen në liri”, ka thënë Vulin.
 
Ai ka thënë se arrestimet e fundit në veri të Kosovës nuk mund të reflektojnë mirë në zgjedhjet që pritet të mbahen për kryetar të komunës së Mitrovicës së veriut, më 23 shkurt.
 
“Vështirë është të gjendet arsyetim dhe sqarim që kjo bëhet pikërisht sot për diçka që ka ndodhur ose nuk ka ndodhur para 14 vjetësh. UNMIK-u I ka hedhur poshtë shumë nga këto raste për të cilat po flasim, por edhe i keni pasur 14 vjet që t’i hetoni njerëzit që i keni pasur këtu, Oliver Ivanoviçi ka qenë nënkryetar i Kuvendit të Kosovës, pra zor që ka mundur edhe të gjendet dikush më lehtë për t’u dërguar para drejtësisë dhe që nuk e keni bërë gjatë këtyre 14 vjetëve për ta bërë tani”, ka thënë Vulin.
 
Ai ka thënë që nga EULEX-i ka kërkuar zyrtarisht informacione për ekzistimin eventual të regjistrave të njerëzve të cilët ngarkohen për vepra të njëjta si Ivanoviç dhe Delibashiç dhe që posa ta marrë përgjigjen, atë ta ndajë më opinionin publik në Serbi.
 
Vulin ka deklaruar që zgjedhjet parlamentare të Serbisë do të mbahen edhe në Kosovës dhe se për këtë ka biseduar me shefin e OSBE-së dhe për këtë do të diskutohet në Bruksel.
 
“Kemi një model shumë të mirë që është aplikuar herën e kaluar, dhe nuk po e shoh pse tani kjo do të ishte problem. Natyrisht se për këtë do të diskutohet në Bruksel, më 12 shkurt”, ka thënë ai.
 
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Kryetarja e OSBE: Shqipëria, progres në luftën kundër korrupsionit

Kryetarja e OSBE: Shqipëria, progres në luftën kundër korrupsionit