Vulin: Serbët e Kosovës do të
votojnë në zgjedhjet e Serbisë

BEOGRAD– Serbët që jetojnë Kosovë do të votojnë në zgjedhjet e jashtëzakonshme  parlamentare të Serbisë, që janë caktuar të mbahen më 16 Mars.

Kështu ka deklaruar ministri serb i ngarkuar për Kosovën, Aleksandër Vulin, siç njofton “Tanjug”.

Vulin ka shtuar se, ashtu si edhe në zgjedhjet paraprake, modalitetet e këtij votimi do të harmonizohen me OSBE-në.

Vulin u ka thënë gazetarëve, “se është me shumë rëndësi që serbët që jetojnë në Kosovë të votojnë për Qeverinë e ardhshme të Serbisë”.

Aleksandër Vulin në ndërtesën e Ambasadës së Federatës ruse në Beograd i ka prezantuar ambasadorit Aleksandër Çepurin dhe ekonomistëve ruse, mundësitë e investimit në Kosovë. 

Redaksia Online
(b.g/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

Vota e diasporës/ Celibashi jep detajet: Ja si funksionon regjistrimi! Asnjë votues nuk penalizohet, mund të riaplikojnë disa herë nëse kërkesa u refuzohet

Vota e diasporës/ Celibashi jep detajet: Ja si funksionon regjistrimi! Asnjë votues nuk penalizohet, mund të riaplikojnë disa herë nëse kërkesa u refuzohet