Një ditë para se kryeministri Rama të shkojë Luginën e Preshevës një zyrtar serb i paraprin kësaj vizite. Bëhet fjalë për ministrin e Punës, Punësimit dhe Çështjeve Sociale, Aleksandar Vulin i cili mbërrin sot në Preshevë, në krahinën e banuar më së shumti nga shqiptarët.
“Presheva Jonë” raporton se ministri Vulin do të takohet me shefin rrethit të Pçinjit, Budimir Mihajloviç, dhe Kryetarin e Preshevës Ragmi Mustafa. Gjithashtu, Vulin do të takohet me drejtorin e Qendrës për Punë Sociale në Preshevë Nazmi Jashari, drejtor i filialeve të AKM-së si dhe në Vranjë me Darko Jankoviç etj.
Gjate qëndrimit në Preshevë, Vulin po ashtu do të vizitojë familjen tetë-anëtarëshe Destani në Preshevë për t’i dorëzuar atyre një donacion.
Lugina e Preshevës, ku gjenden komuna me të njëjtin emër si dhe ajo e Bujanocit dhe Medvegjës, të cilat banohen nga shumicë shqiptare është mjaft e varfër ekonomikisht dhe banorët vuajnë nga papunësia e lartë.
Qeveria shqiptare dhe ajo e Kosovës ka kontribuar me një donacion për ndërtimin e maternitetit të Preshevës.
/Shqiptarja.com