Vulin voziton Kosovën, pritet të
shpallet qytetar nderi në Mitrovicë 

Vulin voziton Kosovën, pritet të<br />shpallet qytetar nderi në Mitrovicë 
Ministri serb Aleksandër Vulin do të kryejë sot një vizitë në Kosovë, pasi mori leje nga Ministri i Brendshëm Bajram Rexhepi. Ishte ky i fundit që konfirmoi lajmin duke shtuar se përpara 3 ditësh ka lëshuar edhe lejen për vizitë e cila është siguruar me ndërmjetësimin e Komisionit Europian.
 
 
“Po, i kemi lëshuar lejen për vizitë në Kosovë. Paraprakisht ajo është bërë nëpërmjet Komisionit Europian dhe pastaj i është përcjellë Ministrisë së Punëve të Brendshme të Kosovës”, ka pohuar Rexhepi për mediat kosovare.

Policia e Kosovës, e autorizuar për ofrimin e sigurisë, ka marrë të gjitha masat për vizitën e Vulin në Mitrovicën veriore. Gjatë kësaj vizite pritet që ministri serb për Punësim dhe Mirëqenie sociale do të shpallet qytetar nderi nga komuna e Mitrovicës.

Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Zjarr në fshatin Kurqele të Klosit, flakët rrezikuan banesat

Zjarr në fshatin Kurqele të Klosit, flakët rrezikuan banesat