Presidenti i Ekuadorit, Rafael Correa shpalli gjendjen e emergjencës sot në vend për shkak të rritjes së aktivitetit të vullkanit Cotopaxi, pranë kryeqytetit Quito të Ekuadorit, raporton Anadolu Agency (AA).
 
Me shpalljen e kësaj gjendjeje, Correa iu ofroi autoriteteve vendore më shumë fleksibilitet në përdorimin e fondeve shtetërore për qëllime të masave parandaluese, mbrojtjen e njerëzve dhe objekteve.
 
Vullkani më madh aktiv në Ekuador u aktivizua të premten më 14 gusht, duke hedhur hi në një lartësi prej rreth pesë kilometrash nga ku filloi përhapja e reve të dendura të tymit. Disa fshatra përreth u evakuuan.
 
Vullkani Cotopaxi ndodhet në jug të Quito, ndërsa është i lartë 5.987 metra.


Redaksia Online
( b.h/Shqiptarja.com )