“Shpërthimi i fundit i llavës vullkanike në Kilauea, që ndodhi rreth një muaj më parë ka shkatërruar 467 shtëpi”, njoftoi Qendra e Mbrojtjes Civile e Qarkut të Hawaii.
Një pjesë e vullkanit në lindje vazhdon të jetë aktive dhe llava të rrjedhë drejt oqeanit të Kapoho.
Vullkani shpërtheu me 19 maj dhe llava u përhap mbi 300 metra në më pak se një orë. Më shumë se 2,000 njerëz u evakuuan nga zonat e banuara në Big Island dhe helikopterët e Gardës Kombëtare janë dërguar për të transportuar së paku katër banorë nga zona më e ulët e Puna në Hawaii. “Kilauea” është një nga vullkanet më aktive në botë. Nga shpërthimi i saj në vitin 1924, ka vdekur një person.