Vullnet Alushaj çel ekspozitë me piktura në Roskovec

Mbi 30 piktura të përmbledhura në një ekspozitë të piktorit Vullnet Alushaj ku dominojnë ngjyrat dhe peisazhet e ndryshme të natyrës janë sjellë këtë herë në hollin e Bashkisë së Roskovecit duke bërë bashkë në një event të veçantë artistët dhe artdashësit fierak.

Me peisazhe ku dominojnë ngjyrat, kombinuar me teknika të ndryshme të vajit dhe akuarelit në hollin e Bashkisë së Roskovecit u çel ekspozita e piktorit fierak Vullnet Alushaj. 

Ekspozita me mbi 30 punime bëri bashkë artdashës, artistë dhe kolegë të tij, në një event të veçantë kushtuar artit dhe së bukurës.

Lidhjet e mia me Roskovecin janë të hershme në kuadër të punës dhe veprimtarisë qoftë artistike, qoftë edhe të një biznesi të vogël. Përveç kësaj unë në vijimësë të qënies dhe të pranisë së përditshme, natyra, peisazhi dhe njerëzit e Roskovecit janë bërë pjesë e jetës sime pjesë e shpirtit tim që më ka frymëzuar jerë pas here”- u shpreh Vullnet Alushaj

Kryetarja e bashkise së Roskovecit Majlinda  Bufi vlerëson punën dhe talentin mjeshtëror të artistit.

“Me inisiativën e tij dhe dëshirën e mbështetjen tonë të plotë Vullnet Alushaj gjeti  të realizueshëm hapjen e kësaj ekspozite në ambjentet e hollit të godinës se re të bashkisë Roskovec dhe ne e falendërojmë për këtë”.- tha Bufi.

Ekspozita e piktorit Vullnet Alushaj do të qëndrojë e hapur deri më 22 korrik në hollin e bashkisë së qytetit.

M.Q./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?