Vullnetarë për mbrojtjen e Ukrainës, shqiptarët i ndalon Kodi Penal që t’i bashkohen luftës kundër Putinit, dënim deri në 15 vite burg

Vullnetarë për mbrojtjen e Ukrainës, shqiptarët i ndalon Kodi Penal që t’i bashkohen luftës kundër Putinit, dënim deri në 15 vite burg

Foto nga luftimet

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelenski ka nënshkruar një dekret që heq përkohësisht kërkesën për viza për çdo të huaj që dëshiron t’i bashkohet Ukrainës për të luftuar krah saj kundër trupave pushtuese ruse. Zelenski ka njoftuar se një divizion i veçantë luftëtarësh po formohet, i quajtur “Legjioni Ndërkombëtar për Mbrojtjen Territoriale të Ukrainës”. Ndërkaq, në rrjetet sociale kanë nisur thirrjet për vullnetarë që dëshirojnë të luftojnë kundër Putinit në Ukrainë.

Por legjislacioni shqiptar ndalon pjesëmarrjen në luftëra dhe konflikte ndërkombëtare, jashtë kuadrit të NATO-s. Madje Kuvendi i Shqipëri ka kriminalizuar angazhimin e shtetasve të saj si ushtarë dhe luftëtarë në vende të tjera. Pas fenomenit shqetësues, ku dhjetëra të rinj shqiptarë iu bashkuan luftës në Siri, në krah të al-Qaedës dhe Shtetit Islamik, Kuvendi ndryshoi Kodin Penal në korrik të vitit 2014, duke parashikuar deri në 15 vite burg për pjesëmarrje në veprime luftarake në një shtet të huaj.

Neni 265/a i Kodit Penal parashikon nga pesë deri në dhjetë vjet për persona që marrin pjesë në formacione luftarake, organizata ushtarake ose paraushtarake në një konflikt të armatosur që zhvillohet në territorin e një shteti të huaj. Ndërkaq, sipas nenit 265/b të Kodit Penal, organizimi për pjesëmarrje në veprime luftarake në një shtet të huaj dënohet me burgim nga tetë deri në pesëmbëdhjetë vjet. Neni 265/c parashikon që vetëm thirrje në mënyrë publike me çdo lloj forme, mjeti dhe mënyre për të kryer për të marrë pjesë në veprime luftarake në një shtet të huaj dënohet me burgim deri në tre vjet.

Edhe pse angazhimi në krah të Ukrainës për t’i bërë ballë agresionit rus konsiderohet një mision i drejtë dhe rreshtim në anën e duhur të historisë, shqiptarët nuk mund t’i bashkohen Legjionit Ndërkombëtar për Mbrojtjen Territoriale të Ukrainës, për shkak të ndryshimit të ligjit penal.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Arbërori: 02/03/2022 09:02

    Seose vet pushteti është me Rusin…!!!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë