Vazhdojnë operacionet e pastrimit në plazhet e Kerçit, në Krime, dy javë pas katastrofës mjedisore të shkaktuar nga mbytja e dy cisternave ruse të naftës në Detin e Zi.
Mijëra vullnetarë u mobilizuan për të shpëtuar kafshët e mbuluara me naftë. Sipas burimeve të qeverisë ruse më shumë se 71,000 ton rërë e ndotur është hequr përgjatë 56 kilometra të vijës bregdetare.
Aksidenti ndodhi më 15 dhjetor gjatë një stuhie ku dy anijet ruse të fundosura derdhën rreth 3700 ton naftë në ngushticën e Kerçit .