Juventus ka siguruar një fitore minimale 0-1, por shumë të rëndësishme kundër Atalanta-s, që vlen në luftën për të siguruar një vend në Champions League. Në Bergamo loja nisi me raste për të dy ekipet, por episodi vendimtar erdhi në minutën e 48 kur Jeremy Boga dërgoi topin në rrjetë pas një rrëmuje në zonë. Falë këtij sukses, Juventus u rikthye të paktën përkohësisht në vendin e 4. Pozicion që të dërgon në Champions sezonin e ardhshëm.

Disfatë e hidhur për Milanin, e dyta radhazi në kampionat, që erdhi kundër Udinese-s. “Djalli” u mposht 3-0 në një ndeshje ku gjithçka shkoi keq. Fillimisht një autogol dhe më pas friulanët vendosën pjesën e parë, ndërsa në të dytën Atta vulosi fitoren e madhe të miqve. Me këtë disfatë Milan jo vetëm që heq dorë përfundimisht nga titulli, por edhe rrezikon pjesmarrjen në Champions, duke qenë vetëm 3 pikë më shumë se Juventusi.