Mediat britanike i kanë kushtuar një hapësirë të rëndësishme reagimeve të shqiptarëve ndaj fotos ku fituesi i Eurovizion, suedezi Mans Zelmerlow ka dalë me këmbët mbi flamurin shqiptar.
Sipas “Daily Stars” shqiptarët kanë kanë vërshuar në rrjetet sociale me një sërë mesazhesh kërcënuese ndaj suedezit Mans Zelmerlow lidhur me foton.
‘’Nëse do të kisha afër, do ju kisha vrarë’’ shkruan një person në komentiet e fotos, ndërsa një tjetër shkruan ‘’U djegsh në ferr”.
Një i tretë shkruan ‘’Nuk e di nëse është me qëllim apo jo, por flamuri në këmbët tuaja tregon mungesë respekti, shumë njerëz kanë derdhur gjak për atë flamur’’.
Si rezultat i këtyre reagimeve Mans Zelmerlow ka fshirë foton nga profili zyrtar në Instagram. Ai ka refuzuar të komentojë personalisht rrethanat e shkrepjes së fotos, por sipas “Daily Stars” shokët e tij pretendojnë se ka qenë një ‘veprim pa vetëdije’ nga Mans Zelmerlow dhe ai nuk ka pasur qëllim të injorojë askënd, shkruan ‘‘Daily Star’,
Policia suedeze ka nisur hetimet për kërcënimet me vdekje ndaj 28-vjeçarit, i cili vizitoi dje qytetin e tij të lindjes Lund, pasi u shpall fitues i Festivalit Evropian me këngën ‘Heroes’.
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com