Vunë zjarr pranë varrezave në Fier dhe dogjën një banesë të vjetër në Kavajë, nën hetim dy persona, njeri me probleme të shëndetit mendor

Vunë zjarr pranë varrezave në Fier dhe dogjën një banesë të vjetër në Kavajë, nën hetim dy persona, njeri me probleme të shëndetit mendor

Një 46-vjeçar është nënë hetim pasi akuzohet për zjarrvënie në fshatin Vajkan pranë varrezave duke djegur një sipërfaqe toke,

E.K., 46 vjeç, banues në Vajkan Fier, akuzohet se  në varrezat e fshatit ka shkaktuar zjarr nga pakujdesia dhe si pasojë e përhapjes së flakëve është djegur një sipërfaqe toke me bimësi.

Edhe në Kavajë po hetohet në gjendje të lirë një 46 vjeçar, pasi dyshohet si autorë i zjarrvënies në një sipërfaqe toke në fshatin Synej, duke djegur një banesë të vjetër, të pabanuar dhe disa rrënjë ullinj.  

Autorët e djegies së bimësisë dhe pyjeve nga veriu në jug po shkojnë drejt hekurave. Ndërkohë që me zjarret situata vijon të jetë ende problematike në Majën e Rrunës dhe Fushë Arrëz.

Kodi Penal në fuqi parashikon një gamë ndëshkimesh deri në 20 vite burg për autorët e djegies së qëllimshme të pyjeve dhe bimësisë nga Jugu në Veri të Shqipërisë. Konkretisht, neni 206/a i Kodit Penal, ndryshuar për herë të fundit në vitin 2013, parashikon 5 deri në 8 vite burg për shkatërrimin me dashje përmes zjarrit, të fondit pyjor dhe të çdo njësie të ngjashme me të, me pasoja të rënda materiale. Kur zjarrvënia është kryer me qëllim ndryshimin e kategorisë dhe destinacionit të tokës, nga pyll në kullotë, truall etj., parashikohet një dënim me burg nga 5 deri në 15 vjet. Ndërkaq, kur vënia e zjarrit të qëllimshëm ka shkaktuar pasoja të rënda për pronën, shëndetin ose jetën e njerëzve apo dëme të rënda dhe të zgjatura në kohë ndaj mjedisit, dënohet nga 10 deri në 20 vjet burg.  

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 14:09
I vuri zjarrin një sipërfaqeje tokenë Kavajë, ku u dogjën një banesë e vjetër dhe disa rrënjë ullinj, nisin hetimet për 46-vjeçarin! Dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor

Foto ilustruese

Një 46-vjeçar në Kavajë po hetohet në gjendje të lirë, pasi dyshohet si autorë i zjarrvënies në një sipërfaqe toke në në fshatin Synej, duke djegur një banesë të vjetër, të pabanuar dhe disa rrënjë ullinj. Sipas Policisë, 46-vjeçari me inicialet Dh. Ç., dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kavajë për veprën penale "Shkatërrimi i pronës me zjarr".

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Champions League/ Liverpool mposht 2-0 Real Madridin, Mbappe dhe Salah humbasin penallti! Juve tre ndeshje pa fitore, tri pikë për Dortmund e Lille

Champions League/ Liverpool mposht 2-0 Real Madridin, Mbappe dhe Salah humbasin penallti! Juve tre ndeshje pa fitore, tri pikë për Dortmund e Lille