/ATSH/-Komuna e Vushtrrisë, në Kosovë, bashkë me Agjencinë Kadastrale të Kosovës po realizon projektin për vendosjen e tabelave me emërtimet e të gjitha rrugëve të Komunës së Vushtrrisë, në kuadër të sistemit të adresave.
Në një njoftim të komunës së Vushtrrisë, theksohet se "emërtimi i rrugëve është bërë nga Kuvendi Komunal i Vushtrrisë me propozim të një komisioni të veçantë të themeluar nga kryetari i komunës, i cili përbëhej nga anëtarë profesional, përfaqësues të shoqatave të dala nga lufta si dhe përfaqësues të të gjitha subjekteve politike".
"Ky projekt parashikon vendosjen e rreth 2600 tabelave, me rreth 1300 emërtime të rrugëve dhe është financuar nga Qeveria e Norvegjisë. Deri më tani janë vendosur rreth 990 shtylla dhe rreth 808 tabela apo rreth 50% e punëve të planifikuara", thuhet në njoftimin e cituar nga KosovaPress.
Qëllimi i ndërtimit të sistemit të adresave është ofrimi i lehtësirave në regjistrin civil, shërbimet publike, në transport, navigacion, në polici, në forcat e sigurisë, shërbimet e zjarrfikësve etj.
Adresat gjithashtu do të shërbejnë edhe si mjet referimi, për kërkimin e dokumenteve të ndryshme shtetërore. Kjo do të thotë që adresa përfshihet pothuajse në të gjitha dokumentet zyrtare, që nga letërnjoftimi, patenta e deri te pasaporta, që nga lejet e ndërtimit e deri te vërtetimi i pronësisë, nga kontratat tek vendimi i një gjykatësi.
Kryetari i komunës së Vushtrrisë, Bajram Mulaku, në mbledhjen e fundit të Këshillit të Drejtorëve ka kërkuar nga drejtoritë e përfshira në projekt që t'i njoftojnë qytetarët që e pengojnë realizimin e projektit, se do të merren të gjitha masat e nevojshme ligjore që të sanksionohen sipas legjislacionit në fuqi. Në njoftim thuhet se për çdo rast të dëmtimit të këtyre shtyllave apo tabelave do të ngritën hetime dhe do të pasojnë dënimet e merituara.
/Shqiptarja.com