VV kërkon lirimin e të dënuarve me
burg të përjetshëm në Maqedoni

VV kërkon lirimin e të dënuarve me<br />burg të përjetshëm në Maqedoni
KOSOVE- Lëvizja Vetëvendosje ka kërkuar lirimin e të dënuarve shqiptarë me burg të përjetshëm. Në një njoftim të kësaj lëvizjeje thuhet se ata mbështesin protestat. Sipas VV-së ky proces gjyqësor është bërë pa pasur prova.

Më poshtë po e japim të plotë qëndrimin e VV- së.

Në solidaritet me protestuesit në Shkup

Procesi i fundit gjyqësor ndaj shqiptarëve të dënuar me burgim të përjetshëm, pa pasur prova, tashmë e vulosë idenë se akte të tilla të përsëritura të cilat mohojnë edhe të drejtat bazike qytetare shkojnë përtej paragjykimeve rastësore, dhe dëshmojnë për një strategji institucionale që ka për qëllim shtypjen dhe frikësimin e shqiptarëve në trojet e tyre autoktone në Maqedoni.

E drejta për të protestuar ndaj një sistemi të tillë jo vetëm që u takon të gjithë qytetarëve pa dallim, por kthehet edhe në një domosdoshmëri. Ndërhyrja e dhunshme e policisë në protestë veç sa e shpërfaqë edhe një herë padrejtësinë kundër të cilës po protestohet, duke i dhënë të drejtë protestuesve, të cilët janë rrahur, lënduar rëndë dhe arrestuar.

Lëvizja VETËVENDOSJE! bën thirrje për lirim të menjëhershëm të të gjithë qytetarëve të arrestuar gjatë përdorimit të së drejtës së tyre për të protestuar.

Sistemi shtypës që është ndërtuar në Maqedoni është bërë edhe me ndihmën e atyre politikanëve shqiptarë që nuk kanë ditur të shikojnë përtej interesave të ngushta klanore të partive që përfaqësojnë. Bashkimi i faktorëve progresivë të politikës shqiptarë në Maqedoni është sot një nevojë urgjente që do të mund të haptë rrugën për drejtësi.

Marrë nga "INA"

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Shqiptarët më të pasur, por dhe më borxhlinj! Të ardhruat për frymë arrijnë 1.1 mln lekë!

Shqiptarët më të pasur, por dhe më borxhlinj! Të ardhruat për frymë arrijnë 1.1 mln lekë!