VV sulmon me vezë ministrin
Stavilecin, "shkatërroi ekonominë"

VV sulmon me vezë ministrin<br />Stavilecin, "shkatërroi ekonominë"
Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Blerand Stavileci është sulmuar me vezë nga lëvizja “Vetëvendosje”. VV-ja pa treguar vendin e sulmit, ka njoftuar se sot kanë goditur ministrin Stavileci, për t’i treguar edhe një herë Qeverisë së Kosovës se pa u tërhequr marrëveshjet me Serbinë dhe demarkacioni me Malin e Zi nuk do të ketë qetësi dhe rehati për ministrat.

“Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Blerand Stavileci, është një nga përgjegjësit për shkatërrimin ekonomik të Kosovës. Ai bashkë me Kryeministrin Isa Mustafa, u tërhoqën nga Ligji për Trepçën, meqë një gjë të tillë e kërkoi Beogradi”, thuhet në komunikatën e VV-së.

“E për t’i shkuar edhe më për shtati politikave të Serbisë mbi Kosovën, Ministri Blerand Stavileci dje në Beograd nuk guxoi asnjëherë ta përmend fjalën Republikë, pra nuk guxoi të thotë ‘Republika e Kosovës’, përderisa në anën tjetër Marko Gjuriq vazhdimisht i referohej Kosovës si Kosovë e Metohi”.

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Kukës/ Emigrantët kthehen për pushime, gjallërojnë Shishtavecin

Kukës/ Emigrantët kthehen për pushime, gjallërojnë Shishtavecin