Izraeli rishikoi dhe reduktoi operacionet në Rafah pas diskutimeve intensive me zyrtarët amerikanë që synonin parandalimin e kalimit të "vijës së kuqe" të administratës Biden dhe shmangien e një krize në marrëdhëniet midis dy aleatëve.
Kështu ka shkruar ditën e sotme e përditshmja amerikane Wall Street Journal, duke cituar burime amerikane dhe izraelite që shpjegojnë se Tel Avivi ka hequr dorë nga plani fillestar për të dërguar dy divizione në Rafah, një operacion i cili shqetësoi Shtëpinë e Bardhë për shkak të rritjes së mëtejshme të viktimave civile.
Në vend të kësaj, Izraeli zgjodhi një fushatë ushtarake për të mbyllur kufirin midis Gazës dhe Egjiptit që përfshinte sulme në Rafah.