Walter Zenga: Gianni De Biasi
Pasues i Antonio Conte te Italia

Walter Zenga: Gianni De Biasi<br />Pasues i Antonio Conte te Italia
Janë të shumtë personazhet e njohur të futbollit italian, që e lidhin të ardhmen e trajnerit të kombëtares shqiptare, Gianni De Biasi me pankinën e Italisë.
 
I fundit është Walter Zenga, ish-portier i përfaqësues së Italisë. Zenga dha mendimin e tij për Radio Sportiva.
 
“Nuk kam merita për të stërvitur përfaqësuesen e Italisë. Duhet të kesh një karrierë më interesante se e imja. Edhe unë e pyes vazhdimisht veten se kush do të jetë trajneri i përfaqësues. Unë mendoj se do të jetë Gianni De Biasi” – tha ish-portieri i Italisë.
 
Mbështetësit që De Biasi të drejtojë Italinë pas Europianit janë të shumtë, por vetë trajneri aktual i Shqipërisë ka thënë se është i përqendruar në punën që po bën me kuqezinjtë.
 
Gianni De Biasi ka deklaruar gjithmonë se nuk ka asgjë konkrete dhe se janë lajme të përhapura nga gazetarët italianë.

Redaksia Online
Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Shkodër, i vuri flakën tre makinave në vitin 2022, arrestohet 48-vjeçari (EMRI)

Shkodër, i vuri flakën tre makinave në vitin 2022, arrestohet 48-vjeçari (EMRI)