Washginton Post shitet për
250 milionë $, e blen Jeff Bezos
Blerësi është miliarderi Jeff Bezos, themeluesi dhe pronari i faqes online Amazon.com, ku bëhen shitje me pakicë. Njoftimi shokoi edhe vëzhguesit më të thellë të industrisë së medias.
NEW JORK- Nëpërmjet një njoftimi të papritur Washington Post deklaroi të hënën (5 gusht 2013) se është shitur për 250 milionë dollarë. Blerësi është miliarderi Jeff Bezos, themeluesi dhe pronari i faqes online Amazon.com, ku bëhen shitje me pakicë.
Botuesja Katharine Weymouth bëri të ditur njoftimin në një takim me stafin e gazetës, një njoftim i cili shokoi edhe vëzhguesit më të thellë të industrisë së medias.
Marrëveshja për të shitur një nga gazetat e njohura amerikane i jep fund kontrollit 80 vjeçar nga familja Graham. e cila e bëri histori me investigime si ai i Watergate në 1972.
Marrëveshja ishte kryer në fshehtësi të plotë sa vetë gazetarët investigativë janë zënë në befasi kur Washington Post publikoi në faqen e saj njoftimin e shitjes.
Bezos pasuria e të cilit arrin në 23. 2 miliardë dollarë ka marrë dhe titujt e tjetër, që ishin pronë e Washington Post Co, si Express newspaper, The Gazette Newspapers, Southern Maryland Newspapers, Fairfax County Times, El Tiempo Latino dhe Greater Washington Publishing. Nuk janë shitur Slate dhe The Root.
Donald Graham, drejtori ekzekutiv i Washington Post Co tha në një deklaratë se ekonomia e industrisë së printit i detyroi të marrin këtë vendim. Kompania u përball me beteja të forta në vitet e fundit, ndërsa në tre mujorin e parë të 2013 kjo gazetë humbi 49.3 milionë dollarë.
Shifra e shitjes 250 milionë dollarë është shumë më e vogël për një institucion të tillë legjendar- është vetëm 1 % e pasurisë gati 23 miliardë dollarë e themeluesit të Amazon.com.
(Foto: Jeff Bezos)Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
28 Nëntor, 09:20
A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?
-
Po
31.7%
-
Jo
62.2%
-
Deri diku
6.2%
Vota total: 1528
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
'Po armatosemi fuqishëm', Vuçiç: Gjërat nuk po shkojnë në drejtimin e duhur
28 Nëntor, 22:45
-
Lirimi i Sali Berishës, Idajet Beqiri në ‘Frontline’: Thikë pas shpine për sistemin e drejtësisë, mund të prish provat si në 21 janar! Kikia: Sulmon gjyqtarët kur si pëlqejnë vendimet
28 Nëntor, 22:25
-
Spahiu: Pas 10 muajsh sharjesh dhe shantazhesh gjyqtarja liroi nga frika Sali Berishën
28 Nëntor, 22:05
-
Monumenti i Gjergj Kastriotit vendoset edhe në Tuz të Malit të Zi
28 Nëntor, 21:55
-
Berisha me shqiptarët në Greqi: Vota juaj ka rëndësi përcaktuese për Shqipërinë
28 Nëntor, 21:54
-
‘Dua më shumë Shqipërinë’, koncert për Pavarësinë në Fier! Bëhen bashkë 70 artistë fierakë
28 Nëntor, 21:39
-
Spahiu thirrje: Rama dhe Kurti të fillojnë bashkimin e Shqipëri-Kosovë në një shtet kombëtar
28 Nëntor, 21:16
-
Dita e Pavarësisë, Shkodra kuqezi për 112-vjetorin! Qytetarët paradë me flamujt në makina (VIDEO)
28 Nëntor, 20:52
-
Netanyahu: Do të bëj gjithçka që Irani të mos ketë armë bërthamore
28 Nëntor, 20:43
-
Enver Robelli: Kolosi shqiptar në Amerikë
28 Nëntor, 20:40
-
Festat e nëntorit/ Shqiptarë e të huaj mbushin hotelet! Tirana, Vlora e Korça më të preferuarat
28 Nëntor, 20:34
-
Netanyahu: Luftë e ashpër në Liban nëse shkelet armëpushimi
28 Nëntor, 20:26